• |
ide | kryesore

Ish-gruaja e Buffon flet për tradhtinë,’E mora vesh në radio’

Paparazzi, Slider



Ish e shoqja e futbollistit të njohur Gigi Buffon, Alena Seredova, ka rrëfyer së fundmi se tradhtinë e tij me yllin e televizioneve Ilaria D’Amico e zbuloi përmes një emisioni radiofonik.

“Dëgjova se Gigi po më tradhtonte në radio. Isha e parafundit që e dija, pas meje e zbuloi babai”- u shpreh fillimisht 41-vjeçarja në emisionin “Vieni da Me”. “Mendoj se pas atij lajmi u bëra më e mirë. Kam qenë me fat, kemi ende një familje të ekuilibruar, unë nga njëra anë dhe Gigi nga ana tjetër.

Çdo gjë që nuk ju vret, ju bën më të fortë”-vijoi Seredova, duke pohuar se mban në shtëpi ende foto të ish-portierit. “Në shtëpi sot kam ende foto. Mund të duket e çuditshme, por të kaluarën mund ta mohosh kur nuk ka fëmijë në mes,por kur ata janë atje është qesharake ta bësh këtë”-tha ajo.



1 Comment

  1. Jo yll i i teevizioneve, super…super super ylli me disa bishta, i te gjithe te lève te botes. Ps; vetem nga fraza e pare nuk e lexon à me tutje. Nuk i kuptoj ca gjoja gazetare qe duke i ngritur ne qiell ça figura te njohura te botes se médias vizuale, kujtoni se edhe ata çmohen nje lloj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *