• |
ide | kryesore

Meta: Do largohem nga Tirana pasi t’i rikthejë popullit të drejtën për referendum

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se pasi t’i kthejë popullit të drejtën për Referendum do të largohet nga politika dhe nga Tirana.

Sipas Metës, Shqipëria duhet të qeveriset nga vetë shqiptarët dhe ata te vendosin për çdo gjë që e çmojnë të rëndësishme.

“Shqipëria të qeveriset nga vetë shqiptarët për cdo gjë që ata e çmojnë të rëndësishme. Nëse populli shqiptar merr vendim unë do e zbatoj. Jo vetëm referendume për çështje madhore, por edhe për çështje lokale. Ligji është bllokuar që populli shqiptar të mos e ushtrojë këtë të drejtë. Populli ka vetëm një detyrë: të mos ikë nga sytë këmbët dhe të kërkoj të zbatohet e drejta për referendum. Unë e shoh si një mision dhe në momentin që do i rikthej popullit këtë do largohem nga politika dhe nga Tirana, por jo jashtë shtetit. E kam këtë detyrë e kam këtë mision që popullit shqiptar tja kthejmë këtë”, u shpreh Meta.



7 Comments

  1. Po lajmeron qe do arratiset,por nuk ke ku shkon o loqe skrapari dhe salihu e lulu te braktisen,tani thirr stafin e lsi ne presidence dhe ca shpellare te lsi dhe qendroni ne cadren qe do ngresh te studentet dhe po qe malok mos leviz qe atje,kete referendumin pse nuk e kerkove kur mbreteroje me salihun o pushti i skraparit

  2. Eshte veprimi dhe vendimi me i mire qe ke ndermarre ndonjehere. Largohu nje ore e me pare se vetem fatkeqesi sjell ti o president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *