• |
ide | kryesore

Atalanta-Dinamo: të plagosur e të përjashtuar si pasojë e përplasjeve mes tifozëve

Sport



Tension i lartë jashtë San Siro para ndeshjes së Champions mes Atalanta e Dinamo Zagareb. Në afërsi të hyrjeve 4 e 7 janë shënuar përplasje mes tifozerive, që janë vënë nën kontroll me ndërhyrjen e forcave të sigurisë: kanë mbetur të plagosur lehtë 5 atalantinë, 4 nga të cilët të mjekuar në vend e një që ka shkuar vetë në klinikën San Carlo. Lajmin e ka bërë të ditur policia.

Është verifikuar edhe një agresion në dëm të katër tifozëve atalantinë drejtuar me makinë drejt stadiumit, që janë sulmuar në rrugën Don Gnocchi: dy kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër është mbajtur me kodin e verdhë. Kanë pësuar dëme të lehta edhe katër tifozë kroatë që tentuan të kalonin pengesën e parkingut vendas.

Tre kroatë kanë marrë përjashtimin nga ndeshja sepse u gjetën në zotërim të objekteve ofensivë si dhe tymueseve gjatë kontrollit në hyrje, ndërsa rreth 150 tifozë kroatë pa biletë janë bllokuar jashtë stadiumit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *