• |
ide | kryesore

Manchester City është klubi më i pasur në botë: vlen 4,4 miliardë euro

Sport



Një makinë e vërtetë parash. Manchester City vlen 4,4 miliardë euro dhe është klubi më i pasur në botë. Në këto ditë i është shitur Silver Lake për 450 milionë 10% e shoqërisë që kontrollon klubin anglez, një operacion që ka ngritur edhe më shumë vlerën. Një ineksion tjetër likuiditetesh që do ti lejojë Citizens të blejë kampionë të tjerë e që do të shërbejë për të ndërtuar një stadium të ri në New York, një nga 7 klubet në të gjithë botën që administrohet nga City Football Group (New York City, Melbourne City, Girona, Club Atletico Torque, Sichuan Jiuniu, Yokohama F. Marinos e i fundit i ardhur Mumbai City).

Për gati gjithë historinë e tij City ka qenë skuadra e dytë e Manchester, e shtypur nga fuqia ekonomike e triumfet e panumërta të Red Devils. Pastaj era nisi të ndryshojë në shtator 2008 me ardhjen e sheikut të pasur Mansour bin Zayed Al Nahyan. Nën udhëheqjen e Roberto Mancini Citizens fituan Premier League në sezonin 2011-2012 pas 44 vjetësh, arritje që u përsërit edhe nga Pellegrini dy vjet më vonë. Por me ardhjen e Pep Guardiola në 2016-2017 klubi bëri kapërcimin e madh në kualitet e u bë një brand joshës në cdo vend të botës. Me katalanasin erdhën suksese të tjera sportive (dy Premier radhazi) e më fantastikja Quadruple e sezonit të kaluar, me United që vazhdon të jetë në vështirësi. Për të patur idenë e rritjes së City, krahasimi bëhet me 2.8 miliardë dollarë që vlen Manchester United kundër 4,8 miliardë.

Akordi i ri me Silver Lake do të bëjë që Abu Dhabi Group të mbajë mazhorancën me 77% të kuotave, ndërsa China Media Capital (e futur në 2015 duke paguar rreth 400 milionë dollarë) do të mbajë 12% e Silver Lake rreth 10%. Në krahasim me hyrjen e grupit kinez, vlerësimi i City Football Group ka ardhur me rritje: në 2015 derdhja e 400 milionë dollarë për 13% ishte në raport me një vlerës totale prej 3 miliardë dollarë, ndërsa tani flitet për 4,8 miliardë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *