• |
ide | kryesore

“Shpërdorim detyre” dhe “ndërtim pa leje”/ Prokuroria nis hetimet për pallatet e rrëzuar

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas tërmetit vrastar të 26 nëntorit. Çështja e regjistruar është për veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘shpërdorim i detyrës’.

“Më datë 29.11.2019, Prokuroria Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale: “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, – thuhet në një njoftim.



5 Comments

  1. Nuk jane katet shtese pa leje shkaku i vetem qe u rrezuan pallate te reja te ndertuara ne 2012 apo ne 2017. Shkaku kryesor eshte cilesia e betonit dhe e hekurit te perdorur.
    Po nuk u bene analiza te shumefishta te hekurit dhe betonit BRENDA DHE JASHTE SHQIPERISE, i gjithe hetimi eshte i kote dhe i pavlefshem.

  2. “Termet apokaliptik” thoshte Xhacka e Rames sot ne mengjes. Po te kishte qene apokaliptik do ishte shembur 28 kateshi ne Golem me themele ne rere, do ishin shembur 3-4-5 kateshet e amortizuara te kohes Enverit me mur tulle, dhe jo ndertesa me kolona me hekur e beton te ndertuara 10 vitet e fundit.
    Kete katastrofe nuk e beri natyra, e beri babezia dhe papergjegjshmeria e ndertuesve dhe prodhuesve te betonit.
    Ata duhet te paguajne nje me nje demet qe ju kane shkaktuar njerezve, jo vetem shtepite dhe orendite e shkaterruara por edhe demin moral per traumen dhe stresin psiqik te shkaktuar.

  3. Po ata qe merrnin 20 perqindshin per cdo leje ngdertimi a kane ndonje pergjegjesi ne pasojat e ketij termeti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *