• |
ide | kryesore

VIDEO/ Rama degjeneron Veliajn: Të çohesh në 4.30 të mëngjesit të lyesh vetë pallatet

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama duket se në dy ditët e fundit e ka pasur halë në sy kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndaj të cilit ka shfryrë të gjithë mllefin e akumuluar pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Teksa akomodonin një prej familjeve që i është shkatërruar banesa në 26 Nëntor, Edi Rama ka parë se muret ishin të shkarravitur dhe i ka dhënë ultimatum Veliaj, që nesër në orën 4 e 30 në mëngjes muret lyhen nga ai vetë, duke e “degjeneruar” kryetarin e Bashkisë live, ndërsa ai dëgjonte urdhërat e shefit të tij.

Veliaj u mundua që të shpëtonte duke thënë se Rama ishte perfeksionit, por ky i fundit u tregua dhe më i ashpër me numrin 1 të Bashkisë së Tiranës.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Biseda në shtëpi

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

30 Comments

  1. Shtet alabakesh keshtu behej ne koh te dulles qe thoshte cponi ketu se ka naft
    Shteti ka ligje dhe struktura per cdo gje Jo me muhabete kurvash

  2. Ca teatri i shpifur para kamerave.. E gjitha per te treguar se kryeministri u zgjoka qe ne 5:30 per te ik ne pune. PSe i gjithe ky debat fallco para kemerave?

  3. Ka rreshkit fare, perfundimisht. Do ket dyfishu dozen per te perballu stresin, dhe ky esht rezultati.

    Kak njoni, mut tjetri, u bo Shqipnia nji hale e modhe.

  4. 1 km rruge nga kthesa Yzberishtit per ne Kombinat e ndertuar para 2 muajsh, duket si rruge 50 vjecare, me balte, pa standarte, me nje tip bordure mes rruges pa sinjalistike ku perplasen makina cdo dite . Kush mutin e beri dhe e projektoj kete rruge ? A nuk duhet te veproj prokuroria ??

  5. Leket qe Jane pastru me Vangjushin per te bere pallate ne Durres…Te le robi, po ste le Zoti!!! Per te a dhur keq per viktimat…

  6. Mire ja beri vemjes se te ben per te vjelle me ato mashtrimet qe i ka njesoj perdite ne te gjitha mediat e blera nga topi, klani e me rradhe

  7. Filloi shfaqja. I madhi ben sikur interesohet, por tjetri nuk ja merr per te keq se e din qe ai ben shaka. Por kam frike qe ndonjeri do ti marre seriozisht keto shaka, jo per gje por ka akoma nga ata qe u besojene.

  8. Fakti qe i trajton si kellira eshte e peshtire. Fakti qe jane kellira me verte dhe jane ne krye te vendit eshte e tmerrshme. Dmth Rama vetem verteton po vete hatane qe i ka bere ketij vendi. Enveri do e kishte zili. As ai nuk i degjeneronte keshtu publikisht karrocieret qe mbante pas vetes

  9. Edi te lutem liro nga burgu te gjithe cunat e arrestuar per droge e budallalliqe te tjera kot qe i di ti si puna e drejtimit te automjetit pasi ke kthyer nje gote ne kete jete te zeze qe bejme dhe lejo shqiptarin te merret me droge e cfare te mundet se Europa nuk na ndihmoi, keshtu qe nqse do te hysh ne zemrat e njerezve ndrysho kurs .. behu per popullin dhe jo me politiken pro serbe te Frances dhe qiqra ne hell te Gjermanise. Thirri mendjes, ke 2 vjet kohe .. tragjedia eshte e madhe, ka nevoje per mbi 500 milion $ te eshte thene por e verteta eshte se ka nevoje per dyfish. Jemi ne diten me te zeze si komb qe kur eshte shpall demokracia, nqse do te mbahesh mend per mire se keq shume e ke opinionin kunder! Inat te kam dhe une por e ke mundesine te besh mire, forca ..

  10. Nga hekuri e betoni nuk merr vesh , por kete procesin e lyerjes e njeh mire ama.
    Per bujqesine fle gjume rehat se ke Cucin . Domatet skuqen per njehere me komanden gati tu.
    Kastravecat krcasin brenda qeses kur dakim nga dyqani. Fryhen kur shohin ndonje sexiste.
    Po na mbyten pesticidet .c’ behet ai Peleshi mor aman.
    Pra nuk qenka vetem termeti o shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu