• |
ide | kryesore

Goditet me top në fytyrë, por fiton një fanellë: Emre Can gjen mënyrën për të kërkuar falje

Sport



E diela pasditë ishte pa fat për Emre Can. Mesfushori gjerman i Juventus, i rreshtuar më në fund titullar nga Maurizio Sarri, nuk ka ditur ta shfrytëzojë rastin dhe është zëvendësuar pas një pjese të parë pa ritëm. Por më tepër e pafat ka qenë Rossella, tifozja juventine që ishte në stadium, për ndeshjen me Sassuolo, por në vend që të gëzohej me një fitore ka marrë një top fytyrës nga ish-lojtari i Liverpool. Vajza, me shaka, ka shpërndarë ngjarjen në Tëitter e, sot ka marrë edhe përgjigjen nga e numrit 23: “Ciao @RossB92! Më vjen keq për goditjen me top, betohem që nuk e bëra me dashje… a fitoj një falje, duke të dërguar një fanellë të firmosur të Juventus? Më dërgo një mesazh në privat e biem dakord”:




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *