Për herë të tretë në karrierë Samir Handanovic (2011 e 2013) është futur të bëjë pjesë në top 11 të Serie A, si portieri më i mirë në Gran Galà të futbollit, që ka mbërritur në edicionin e nëntë, organizuar nga Shoqata e futbollistëve italianë. Eventin e ka prezantuar Diletta Leotta, por gazetarja moderatore është bërë protagoniste e një gafe pikërisht ndaj portierit zikaltër.

Kur Handanovic është ngjitur në skenë për të tërhequr cmimin, gazetarja e ka pritur me këto fjalë sllovenin: “Kjo për ty është hera e para në këtë skenë. Sa e rëndësishme është të fitosh këtë cmim?“. Handanovic nuk e ka lënë të shpëtojë kjo gjë dhe e ka korigjuar menjëherë Leotta-n: “Èshtë hera e tretë. Shoh që je e mirëinformuar, por ska problem, të fal“.
Handanovic told Diletta u better come correct! pic.twitter.com/ahLCrG1nuZ
— safija (@_skinniar) December 2, 2019