• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafa e Trump: Po shkojmë drejt Luftës së Dytë Botërore

Arkiva, Lajme, Të fundit
trump



Ish-presidenti i SHBA-ve, Donlad Trump, kandidat potencial për zgjedhjet e vitit 2024 u bë viral në rrjetet sociale për shkak të një gafe që bëri duke sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden. Gjatë një tubimi në Uashington të premten, Trump tha se Biden ishte “i dëmshëm” dhe se do ta çonte vendin në një “Luftë të Dytë Botërore” nëse do të rizgjidhej.

“Ne kemi një njeri që është totalisht i korruptuar dhe presidenti më i keq në historinë e vendit tonë, i cili është i dëmshëm dhe në asnjë gjendje për të udhëhequr dhe tani është përgjegjës për t’u përballur me Rusinë në një luftë të mundshme bërthamore” – tha Trump gjatë fjalimit. Më pas ai shtoi: “Ne do të shkojmë në një Luftë të Dytë Botërore”.

A e di Trump se Lufta e Dytë Botërore ka ndodhur? Në të njëjtin fjalim, Trump dukej se ngatërroi Biden dhe ish-Presidentin Barack Obama, duke thënë se “ai ishte përpara Obamës në sondazhet zgjedhore të vitit 2024”. “Siç e dini, Joe Biden dhe banditët radikale të majtë kanë armatosur zbatimin e ligjit për të arrestuar kundërshtarin e tyre kryesor politik që udhëhequr duke përfshirë Obamën. Çfarë t’ju them më?” – tha Trump.

Trump ngatërroi edhe Obamën me Hillary Clinton në zgjedhjet e 2016-ës, duke thënë: “Me Obamën, ne fituam zgjedhjet që të gjithë thanë se nuk mund të fitoheshin”. Më pas ai korrigjoi veten dhe specifikoi se kundërshtarja e tij ishte në të vërtetë Hillary Clinton.

Business Insider shkruan se ngatërresat e Trump ngrenë dyshime për moshën dhe gjendjen mendore të ish-presidentit. Amerikanët kanë shfaqur tashmë shqetësim për shëndetin mendor dhe fizik të 80-vjeçarit Biden, pavarësisht se mjeku i tij e shpalli atë në muajin shkurt një “mashkull të shëndetshëm, energjik, 80-vjeçar”, i cili është “i aftë për detyrën”.

Biden është presidenti më i vjetër i vendit. Trump nuk është shumë më i ri, pasi ka mbushur 77 vjeç në qershor. Ekspertë dhe politikanë demokratë dhe gazetarë vunë në dyshim aftësinë mendore të Trump. 

Një sondazh i qershorit i NBC sugjeroi se 68% e votuesve kishin shqetësime për shëndetin mendor dhe fizik të Biden, ndërsa 55% thanë të njëjtën gjë për Trumpin. Një tjetër sondazh i kryer nga Associated Press-NORC Qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike tregoi se 77% e të anketuarve e gjetën Bidenin të ishte shumë i vjetër për të mbajtur me sukses presidencën për 4 vjet të tjera, ndërsa 51% mendonin se Trump nuk ishte i përshtatshëm. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gafa/ Trump nuk di ç’ka firmosur: Ndaluam vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë



15 Comments

  1. “bandit radikale”? Epo ky fjalor nuk eshte normal ne SHBA (gje qe e bene dhe me jo normal Trumpin si fitues (larg qofte). Ndersa ne lidhje me gafen e Trumpit gafa bejne te gjithe njerezoret, por kur ndonje gafe qe bente Biden ky i pergjigje me “Joe Gjumashi”, apo e akuzonte per Demence, ne te tjeret tani cfare te themi per Trumpin? T’ia shtojme ne listen e gjate te tij, edhe demencen? *se mangesi njohurish gjeografike mund te themi qe nuk e dinte qe Kosova nuk eshte ne Lindjen e Mesme, por per Luften te dyte boterore, nuk e veme ne dyshim qe ate njohuri e ka,Atehere?Cfare mbjell korr?

    1. o arber kosova po hik mer kar na ben kot si rama ne 2016 qe dilte kunder trump. merru me punet e tua parazit

      1. O parazit une punet e mia i kam ne rregull po shif ti bej naj leke pa u servilosur e pa ndrru surrat maskat 100 here. Shushunje bastarde qe sve as emer megjithese dukesh qarte se kush mund te jesh

  2. Po, gafe te madhe paska bere. Joe kokepatatja qe ne cdo fjale qe hap gojen keput kopace, saqe vetem i jepin letra te lexoje dhe ja nderpresin konferencen e shtypit kur shkallon, ja ky eshte presidenti me i “votuar ndonjehere” i USA.

    Duhet ta kuptojne njerezit, se fitorja e Trump eshte fitore per ne, njerezit e njerezimin sepse Trump si individ i ka ne rregull punet e veta me 7 bilion dollare pasuri. Fitorja e tij do te prishe ose me e pakta do ngadalesoje disi planin per ta kthyer gjithe boten ne komunizem te drejtuar nga tirania nje elite bythqirash miliardere qe shfaqen sikur “kujdesen per ngrohjen globale” por qe ne fakt urrejne njerezimin- sic citon doc. Jordan Peterson.

    1. Boss, ti je antiglobalist por ke fol si globalist.Thua fitorja e Trumpit eshte e mire per ne, pra per boten. Normal qe me intereson edhe fati i botes, por pas fatit tim ama, dhe Trumpin e cdo indidvid apo shtet e peshoj se sa eshte i mire apo i demshem per ne(shqiptaret, jo evropianet apo njerezit e botes).Por nqs eshte i mire per te dy palet, aq me mire, ama rregulli nr 1, te jete i mire per ne. A e imagjinon dot, nje Grenell sekretar i jashtem? A e imagjinon dot, qe serbet (qe ne 2016 ishin nja 10 fish me anti amerikanee e pro rus-ne dukje, se ne realitet, akoma jane, edhe pse e fshehin),sapo fitoi Trumpi mbushen Serbine e Kosoven me murale pro Trumpit? A e imagjinon dot qe Biden qe kur u zgjodh ishte anti serb (familjarisht),pra qe preu shpresat serbe, e prape serbet nuk u dorezuan me servilosje e lobime aq sa edhe me cetniku serb(shesheli) ju servilos Biden, pra Biden kur iu servilosen aq shume , e imagjinon dot si do i servilosen Trumpit po te fitoje? Epo vetem kaq mjafton, qe mos e dhente Zoti te fitoje Trump.T’na rroje globalizmi pastaj e anti komunizmi, e anti Sorosizmi(meqe ra fjala a ishte Trump 4 vite, cfare beri per keto gjera qe do beka tani?)

        1. Ja lloji me i ndyre i bastardit, si ky 22:23. Futet si turi-derr ne nje bisede qe ska te beje me te,(qe as s’i intereson si bisede, por e ben thjesht se do te marr hak per mamicen, grun, motren dhe gocen.Rri ti rri peder, ato po mbajne radhe,me vete deshiren e tyre. Po ver nje emer kur komenton o kopili me i ndyre i portalit, se ti kopil linde po sdmth te jetosh gjithe jeten pa identitet. O TURI derr, t’kam thene, me keto forma sme dekurajon te mos komentoje, perkundrazi, te pakten 3-4 here kam ardh ketu si per here te fundit per te komentu, po per sherr, mke komentu ti ,e si rrjedhoje mke detyru te vije prape, e prape do vij edhe ketu, edhe te shpia jote (se me duan k*vat e shpise tende, c’faj kam une).

  3. Pse nuk merreni me gjerat e tjera qe tha po kapeni me nje togfjalesh?
    Qe tju kujtoj bidene kam 3 fjale per ju “fuck you”

  4. Biden nuk ecen dot drejt, bie sistematikisht nga shkallet, lexon cdo gje ne letrat qe mban ne dore dhe perseri ben gafa, iken nga skena ne mes te ceremonise, nuk merr pyetje spontane nga gazetaret etj dhe ju te Lapsit nuk beni asnjehere asnje artikull. Ndersa Trump ben nje here nje lapsus, qe mund t’i ndodhe te gjitheve, perfshire Bushatin dhe Shkullakun, dhe menjehere raportohet. Sa i perket permendjes se Obames, nuk eshte as gafe as lapsus, por i referohet bindjes se konservatoreve qe mbrapa marionetes Biden eshte Obama. Rendom ky quhet mandati i trete i Obames pasi Biden dukshem nuk ka kontroll mbi asgje, as mbi veten.

  5. Mjaft u therret neper portale per Usa, a eshte Trump a Biden me i mire.Ju skeni asgje ne dore,le ta vendosem ne amerikanet ate pune pas nje viti

    1. Ju me biden jeni si shqiperia. Shifni evropen te pakten i fshin alternativat komplet dhe ju shtiret sikur ka…

  6. Ju me biden jeni si shqiperia. Shifni evropen te pakten i fshin alternativat komplet dhe ju shtiret sikur ka…

  7. Një kriminel gërdallë, që nuk ka lënë ndyrësi e rrugaçëri pa bërë në jetën e vet; një i paformë, i pamoshë e i paturp, i ngjitur sot këpucës së mender politikës siç kapej dje drrasave të barkës së fmijëve të Enverit; një burrec i larove me leva, i plumbave në bulevard, i fjalorit më ordiner që është dëgjuar ndonjëherë në fjalime politike; një hajdut blegtoral i certifikuar nga amerikanë e britanikë që thërret kapeni hajdutin nga mermeri i vilave të Lalzit…Shiko salihun dhe kupto trampin,80 vjecare hesapi te akuzohen nga prokurite per krimet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *