• |
ide | kryesore

La Repubblica: “Hapet tratativa Elliott-Arnault: Milan fikson objektivat Messi e Guardiola”

Sport



Me Inter në krye të Serie A e Milan larg nga vendet e para e në vështirësi, tifozëve kuqezinj në këtë periudhë iu mbeten vetëm shpresat për të ardhmen. Në këtë rast, shpresat kanë fytyrën e Zlatan Ibrahimovic në janar, por që sipas asaj që bën të ditur La Repubblica, mund të marrin pamjen shumë shpejt të Messi e Guardiola ose ndoshta të Mbappé e Klopp. Sipas të përditshmes italiane është vetëm një project, por që është vënë në lëvizje nga një tratativë që është në këto moment në tavolinë mes Elliott e Bernard Arnault, që ka synim të investojë në markën Milan për të ngjitur klubin në lavdinë e dikurshme.

Sipas asaj që bëhet e ditur Elliott e Lvmh e konsiderojnë lajmin të pabazë, por gjërat kanë lëvizur në javët e fundit dhe Arnault është vënë në lëvizje nga presioni i konsulentëve ekonomikë, që si pasojë e efektit Brexit besojë në trekëndëshin e ri financiar Paris-Frankfurt-Milano në dëm të Londrës. Sipas të përditshmes, Mbreti i luksit, që sapo ka blerë galeritë Tiffany për 16 miliardë dollarë, e ka lënë derën hapur e ka deklaruar se nëse do të zbarkonte në Serie A do të donte në skuadër lojtarin e trajnerin më të mirë në botë, Messi e Guardiola (ose në alternativë Mbappé e Klopp).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *