• |
ide | kryesore

Ahmataj braktis “falso nueve”: dy mungesat e rëndësishme i diktojnë Tiranës formacionin

Sport



Një javë e gjatë mendimesh të trazuara për shkak të tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë i ka lënë vendin tani përgatitjeve sportive. Tirana duhet ta bëjë me përqendrimin maksimal sepse përpara ka një ndeshje më shumë se të vështirë, atë kundër Kukësit. Jo vetëm fakti që bardheblutë nuk fitojnë në shtëpi me verilindorët prej 1 nëntorit 2015, por mbi të gjithë problemet në prapavijë me 14 gola të pësuar në 13 javë e bëjnë shumë delicate takimin kundër të besuarve të Shpëtim Duros.

Sikur të mos mjaftojnë statistikat negative të mbrojtjes, Ahmataj duhet të bëjë në këtë ndeshje me shumë mundësi pa qendërmbrojtësin Tefik Osmani, që është i dëmtuar i padisponueshëm për ndeshjen e të shtunës. Për teknikun një goditje e vërtetë, duke qenë se korcari ka qenë pika e referimit aty, por zgjedhje alternative Ahamtaj nuk ka bërë ende, duke pritur momentet e fundit, edhe për ta bërë të paqartë formacionin edhe për vetë lojtarët. Duket e braktisur idea për një sulm pa pika referimi, zhgënjyese perfomanca e tredhëmbëshit në Korcë, por problem bëhet mungesa e Dungës edhe ai i dëmtuar, gjë që e kthen Ngo’o në zgjedhjen e vetëm në qendër.

Është e sigurtë se të paktën për dicka i ka shërbyer bardhebluve pauza e diktuar: Ahmataj ka patur kohën të përmirësojë sa mund marrdhëniet me lojtarët dhe drejtuesit, pas dorëheqjes dhe prapaktheut të bërë pas ndeshjes së humbur në Korcë 2-1 me Skënderbeun. Por që situata të kthehet në normalitet duhet një fitore me Kukësin, për të shkuar në derbi me besimin dhe pretendimin e duhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *