• |
ide | kryesore

Camilla flet për diferencën e moshës me Leon

Paparazzi, Slider



Camila Morrone ka tërhequr vëmendje të madhe kohëve të fundit për lidhjen e saj me yllin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio.

Morrone, 22 vjeçe, foli me Los Angeles Times për romancën e saj me DiCaprion, 45 vjeç, dhe se si ndryshimi në moshë nuk ka asnjë rëndësi për të. “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë ndryshime të mëdha në moshë”, tha aktorja.

“Unë thjesht mendoj se dikush duhet të jetë në gjendje të dalë me kë dëshiron ai/ajo”.

Në korrik, aktorja postoi një fotografi në Instagram të Lauren Bacall dhe Humphrey Bogart me titullin, “Një dashuri si kjo”. Yjet u përballën mjaft shumë për diferencën në moshë të saj dhe DiCaprios dhe kjo bëri që ndjekësit e Morrone të besonin se ajo po godiste ata që kritikuan ndryshimin në moshë të çiftit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *