• |
ide | kryesore

Tërmeti/ KE dhuron 15 milionë euro për Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Evropian është solidarizuar me Shqipërinë për tërmetin, dhe ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

Lajmi është dhënë sot nga shefja e KE, Ursula Von der Leyen, e cila ka deklaruar se dhurimi i kësaj shume është vetëm hapi i parë i ndihmës.

Solidaritet për Shqipërinë. Hapi i parë është ndihma 15 milionë euro. Do zhvillojmë një konferencë të përbashkët donatorësh”, tha Ursula Von der Leyen.

Ajo deklaroi se Komisioni Europian është në solidaritet të plotë me Shqipërinë me veprime konkrete dhe jo vetëm fjalë duke dhënë mbështetje në terren me angazhimin për të dhënë më shumë. Deri më tani komisioni ka mobilizuar tre ekipe kërkim shpetimi me staf nga Italia, Greqia dhe Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Austria duke dërguar cadra, krevate dhe batanije gjeneratorë etj.

Komisioneri për menaxhimin e krizave Janez Lenarčič do të udhetojë sot drejt Shqipërisë për të ofruar nje vlerësim për gjendjen e ndërtesave dhe për rate se cfarë lloj ndihme nevojitet për Shqipërinë.



4 Comments

  1. 15 mln euro ne nje kohe kur ketu ka nje dem mbi 1 miliard…kjo eshte europa ku duam te shkojme me cdo kusht.

  2. funds donated after the haiti earthquake:

    United States 1,177,401,659
    Canada 163,038,795
    European Commission 159,730,384
    Allocation of funds from Red Cross / Red Crescent 86,481,683
    Spain 72,277,006
    Japan 71,664,000
    Saudi Arabia 50,000,000
    United States 41,268,315
    Central Emergency Response Fund (CERF) 38,506,425
    Sweden 37,351,986
    France 36,136,891
    Germany 33,999,292
    United Kingdom 33,272,548
    Norway 31,875,024
    Brazil 28,784,328
    Denmark 26,584,971
    Netherlands 22,045,134
    Italy 21,180,161
    China 13,976,315
    Switzerland 13,719,899
    Australia 12,913,876
    Russian Federation 10,900,000
    Mexico 10,505,384
    Sweden 9,999,997
    Belgium 9,986,956
    Finland 8,243,388
    United Kingdom 8,086,517
    Japan 7,159,000
    Canada 6,815,969
    Thailand 6,752,381

    only 15 million for Albania?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *