• |
ide | kryesore

Dalin EXIT POLL, shikoni kush i fitoi zgjedhjet në Britaninë e Madhe

Lajme, Të fundit



Kanë dalë para pak minutash Exit Poll për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, konservatorët në pushtet të kryeministrit Boris Johnson që mbështesin daljen nga BE kanë marrë një fitore të thellë në këto zgjedhje.

Në Exit Poll të organizuar nga televizionet më të mëdha në vend, BBC, ITV dhe Sky News, konservatorët kanë marrë 368 vende në parlament ndërsa Laburistët e Jeremy Corbin janë ndalur në vetëm, 191 vende.

13 vende i kanë marrë liberaldemokratët ndërsa partia e BREXIT e Nigel Farage nuk ka marrë asnjë vend në parlament.

Sipas këtyre rezultateve konservatorët kanë marrë 50 vende në parlament më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës. Rezultatet zyrtare pritet të dalin para mesnatës për tu mbyllur mesditën e së premtes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *