• |
ide | kryesore

Lazio në mëshirën e Celtic, Arsenal e Roma duhet të fitojnë: Europa League përcakton 24 skuadrat e kualifikuara

Sport



24 skuadra, një pjesë e mirë e të cilave e kanë tashmë qartësinë e kualifikimit përtej fazës së grupeve, do të zyrtarizohen në përfundim të ndeshjeve të të enjtes, raundi i fundit i kësaj faze të kompeticionit. Të mëdhatë nuk është se kanë pritur kaq gjatë për të siguruar kalimin, por ka pretendentë si Lazio, apo Roma që kanë ende nevojë për një fitore që të vazhdojë rrugën.

E pikërisht domosdoshmëria e verdhekuqve për pikë kundër Wolsfberger në grupin J e bën këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Të besuarit e Fonseca kanë 8 pikë dhe janë në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Borussia Mönchengladbach, por shpresojnë të marrin vendin e parë, duke mundur austriakët, në kohën kur gjermanët presin në shtëpi Basaksehir. Turqit kualifikohen vetëm duke mundur Borussia, që me një pikë kualifikohet, ashtu si edhe Roma.

Pikë të plota për Sevillën, vendi i parë i siguruar në Grupin A, por andaluzianët ekspertë të kompeticionit, duan ta mbyllin serinë me vetëm fitore kur të udhëtojnë në Nikosia për të ndeshur me Apoel, që është i kualifikuar edhe në rast humbje, për shkak të rezultateve të ndeshjeve direkte me Qarabag.

Dramatike situata e Lazios në Grupin E, ku një shpresë e vakët kombinim rezultatesh mund të kualifikojnë Lazio. Skuadra e Strakoshës e Tares duhet të fitojë në Rennes, që nuk ka asnjë ambicje dhe të shpresojë që Celtic kryesues të mundë Cluj në transfertë. Kështë bardhekaltrit do të avanconin më tej, me 9 pikë sa rumunët por falë një goli në fushë kundërshtare. Cluj ka vetëm avantazhin që skocezët e kanë siguruar vendin e parë dhe nuk kanë motivim të fortë.

Në Grupin F Arenal duhet të fitojë për të mos humbur vendin e parë nga rikthimi i Eintracht Frankfurt, që e mundi në shtëpi. Gunners me 10 pikë shkojnë në Liezh për tu ndeshur me Standard me 7, që për tu kualifikuar duhet të fitojë dhe të shpresojë që Frankfurt do të mundet nga Vitoria de Guimaraes. Rrezikon vendin e parë të Grupit L Manchester United, që ka vetëm një pikë avantazh ndaj AZ Alkmaar kur dy skuadrat të përballen në Old Trafford. Dy formacionet janë të kualifikuara, por do të përcaktojnë forcën e parë të grupit, me anglezët që kanë në favor dy rezultate në tre dhe faktin që luajnë përpara publikut të shtëpisë.

NDESHJET E FUNDIT TË GRUPEVE

EUROPA LEAGUE – GROUP A
18:55 APOEL Nicosia ? – ? Sevilla
18:55 Qarabag FK ? – ? F91 Dudelange
EUROPA LEAGUE – GROUP B
18:55 Dynamo Kyiv ? – ? Lugano
18:55 FC Koebenhavn ? – ? Malmoe FF
EUROPA LEAGUE – GROUP C
18:55 Basel ? – ? Trabzonspor
18:55 Getafe ? – ? FC Krasnodar
EUROPA LEAGUE – GROUP D
18:55 LASK ? – ? Sporting CP
18:55 PSV Eindhoven ? – ? Rosenborg
EUROPA LEAGUE – GROUP E
18:55 CFR Cluj ? – ? Celtic
18:55 Rennes ? – ? Lazio
EUROPA LEAGUE – GROUP F
18:55 Eintracht Frankfurt ? – ? Vitoria de Guimaraes
18:55 Standard Liege ? – ? Arsenal
EUROPA LEAGUE – GROUP G
21:00 FC Porto ? – ? Feyenoord
21:00 Rangers ? – ? Young Boys
EUROPA LEAGUE – GROUP H
21:00 RCD Espanyol ? – ? CSKA Moscow
21:00 Ludogorets Razgrad ? – ? Ferencvaros
EUROPA LEAGUE – GROUP I
21:00 Gent ? – ? Oleksandriya
21:00 Wolfsburg ? – ? Saint-Etienne
EUROPA LEAGUE – GROUP J
21:00 Borussia Mönchengladbach ? – ? Istanbul Basaksehir
21:00 Roma ? – ? Wolfsberger AC
EUROPA LEAGUE – GROUP K
21:00 Slovan Bratislava ? – ? SC Braga
21:00 Wolverhampton Wanderers ? – ? Besiktas
EUROPA LEAGUE – GROUP L
21:00 Manchester United ? – ? AZ Alkmaar
21:00 Partizan Beograd ? – ? FC Astana



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *