• |
ide | kryesore

Fonseca është i tërbuar: katër nga Roma ngelin në klasë, Florenzi drejt lamtumirës

Sport



Atmosferë e tensionuar tek Roma. Pas barazimit 2-2 kundër Wolfsberger që i ka dhënë kualifikimin si e dytë e grupit në 1/16 e Europa League skuadrës së Fonseca, tekniku nuk e ka fshehur pakënaqësinë e ka kritikuar rëndë performancën e të tijve. Në shënjestër të teknikut kanë përfunduar sidomos lojtarët e përdorur më pak deri tani e, që në këndvështrimin e tij, nuk e kanë shfytëzuar në mënyrën e duhur rastin: mbi të gjithë Florenzi.

Kapiteni verdhekuq përjeton një moment të vështirë e në rikthimin në fushë, pas një seri pankinash, e ka njollosur përfaqësimin e tij edhe me një autogol të pafat. Por nuk është i vetmi që nuk ka bindur Fonseca: “Dikush nuk e ka merituar ta luajë këtë ndeshje, ndonjë lojtar nuk më ka pëlqyer” ka thënë tekniku, që sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport i referohej në vecanti Fazio, Cengiz Under e vetë Florenzi.

Në këtë situatë largimi i mbrojtësit në janar duket gjithnjë e më i mundshëm (Inter ka treguar interes), si tashmë është i sigurtë largimi i Nikola Kalinic. E kështu Petrachi është vënë në lëvizje për ti zëvendësuar e për të forcuar organikën e kryeqytetasve: emri për krahun e djathtë, shkruan Corriere dello Sport, është ai i Castagne nga Atalanta, por kualifikimi i zikaltërve në 1/8 e Champions e bën problematike tratativën, edhe për arsye ekonomike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *