• |
ide | kryesore

“Kurrë tek Ferrari me Leclerc”, Verstappen jep verdiktin e merkatos në F1

Sport



Kontrata me Red Bull skadon në 2020 e Max Verstappen do të jetë një nga pjesët e çmuara të merkatos për sezonin e ardhshëm. Por e ardhmja e tij nuk do të jetë në Maranello. “Kam një raport të mirë me Leclerc, është një rival i fortë, por është pjesë e lojës – ka thënë hollandezi për Ziggo Sport -. Ai nuk ka influencë mbi faktin nëse unë shkoj apo jo tek Ferrari. Por nuk besoj se do të ndodhë: nuk duhet të kesh kurrë dy numra 1 afër njëri-tjetrit”.

Agresiv e i shpejtë në pistë, therës me gjuhë përpara TV. Verstappen është padyshim një prej talenteve më të shkëlqyer në Formula 1 e në 2021, me shumë mundësi do të largohet nga Red Bull për të bërë kapërcimin e madh. Në fakt, me deklarata si ajo e bërë në Austin në nëntor (“Ferrari zhgenjyes? Ndodh kur resht së mashtruari”), në Maranello hollandezi ka brë shumë armiq, si administratori i deleguar i kokëkuqes, Louis Camilleri, që në mbrëmjen e Krishtlindjes me shtypin, i është kthyer akuzave të hedhura nga Verstappen pas GP të Austin. “Heshtja është shpesh gjëja më e mirë, nuk kam dëshirë të replikoj fjalët e një 22 vjecari – deklaroi Camilleri -. Një që thotë këto gjëra nuk mund të garojë kurrë për Ferrari”.

Hipoteza është konfirmuar tani, në një tv lokal, nga vetë piloti, që me shumë mundësi brenda vetes shpreson në një lamtumirë të Hamilton nga Mercedes në fund të 2020 për ti marrë vendin. Anglezi tek Ferrari e hollandezi në organikën e Ëolff: një skenar që do ti bënte të lumtur të gjithë, përvec Sebastian Vettel, edhe për të në 2021 projektohet një aventurë e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *