• |
ide | kryesore

Todibo i ka thënë ‘po’ Milan: Barcellona kërkon 20 milionë

Sport



Nga San Siro në San Siro. Nga ndeshja e jashtëzakonshme e Champions kundër Inter në një të ardhme kuqezia. Jean-Clair Todibo është gjithnjë e më pranë Milan që, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, ka nisur tratativat konkrete me Barcelonën. Mbrojtësi francez, i datëlindjes 1999, e ka dhënë aprovimin për transferimin në kuqezi e ka njoftuar drejtuesit blaugrana për qëllimin e tij për tu shitur në janar. Problemi, në këtë pikë është të gjendet akordi me Barça, që e vlerëson lojtarin jo më pak se 20-25 milionë e mendon për një shitje me titull përfundimtar.

Bisedimet do të futen në fazën e nxehtë në ditët e ardhshme, por Milan e ka të nevojshëm blerjen e një qendërmbrojtësi e këtu i bashkohet edhe vullneti i Barcellona për ta lënë të largohet Todibo. Kaq mund të mjaftojë për të parë me optimizëm përfundimin me sukses të operacionit. Cështja është tani tek formula. Vështirë se kuqezinjtë mund të shtyhen përtej një huazimi me të drejtë blerje, për më tepër që edhe në sesionin e kaluar të merkatos Maldini e Boban kanë preferuar të mbyllin praktikisht të gjitha tratativat me titull definitiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *