• |
ide | kryesore

Vepra e artit kundër racizmit, akuzohet për racizëm. Artisti mbrohet: “Doja ti mësoja se jemi të gjithë majmunë”

Sport



Vetëm një ditë më parë Lega Serie A ka prezantuar projektin artistik kundër racizmit, të artistit Simone Fugazzotto: tre tablo që tregojnë tre majmunë që kanë objektivin të shpërndarjnë vlerat e integrimit, multikulturalitetit e vëllazërisë. ‘Trittico’, kështu e ka emrin vepra, ka shpërthyer debate të shumta, por si Luigi De Siervo, administraor i deleguar i Lega, ashtu dhe Fugazzotto mbrojnë zgjedhjen: “Tablotë pasqyrojnë fair play e tolerancë”. Roma e Milan nuk janë fare dakord me zgjedhjen e Ligës.

Nëse De Siervo ka njoftuar luftën e racizmit në tre plane (kulturale, me vepra arti si kjo; sportive, me inisiativa bashkë me klubin e lojtarët; represiv, duke bashkëpunuar me forcat e rendit), Fugazzotto ka shpjeguar në detaje qëllimin e veprës së tij: “Jemi të gjithë njësoj, është e kotë që vazhdoni duke i bërtitur të zinjve se janë majmunë e duke i hedhur banane. Nëse nuk arrini ta kuptoni se jemi të gjithë njerëz, po ju them se jemi të gjithë majmunë: ngjashmëria”.

Artisti ka zbuluar edhe si lindi idea e tre majmunëve: “Unë pikturoj gjithnjë majmunë, si metaforë e qenies njerëzore. E pastaj jam ndjerë i turpëruar vitin e kaluar duke dëgjuar britmat e majmunit ndaj Koulibaly. Kam bërë majmunin perëndimor, me sy të kaltër, majmunin aziatik me sy bajame e majmunin e zi, në qendër. Aty lind gjithcka, teoria evolutive kështu thotë”.

MILAN E ROMA NUK JANË DAKORD
“Arti mund të jetë i fortë, por jemi krejt kundër në prdorimin e imazhit të majmunëve si ikonë për luftën kundër racizmit e jemi të befasuar nga mënyra si kanë rënë të gjithë dakord me këtë zgjedhje”. Milan pozicionohet kështu në Tëitter për Trittico. Ndërsa edhe Roma është shprehur, duke pretenduar se nuk është kjo mënyra e duhur për të luftuar racizmin.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *