• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo kërcen mbi Sampdoria, Juventus kërcen mbi Inter

Sport, Video



Në mbrëmjen e Marassi Maurizio Sarri provoi për të dytën ndeshje rradhazi treshen e mrekullive e kundër Sampdoria vendosi dy nga tre sulmuesit, Dybala e Ronaldo: në fillim argjentinasi me të majtën fluturimthi shtangu Auderon, përpara se Ronaldo të bëjë kërcimin rekord (2.56m) për të vendosur rezultatin 2-1 me të cilin bardhezinjtë kalojnë Sampdoria dhe shkëputen tre pikë nga Inter në krye të renditjes. Kështu, Juventus fiton edhe ndeshjen e fundit të 2019 dhe e sposton vëmendjen tek Superkupa.

Përvec ripropozimit të treshes së sulmit Dybala, Higuain, Ronaldo nga minuta e parë, ashtu si kundër Udinese, tekniku i ka dhënë besim Demiral e Danilo në mbrojtje e Rabiot në mesfushë; Juventus e kontrolloi ndeshjen pa probleme, edhe sepse Samp mendon më shumë të mbrohet, e pastaj shënon me goditjen e parë në portë të ndeshjes. Avantazhi është një magji e Dybala, edhe në Marassi tepër i inspiruar: krosim i Alex Sandro dhe e majtë fluturimthi e numrit 10 argjentinas, që përfundon në këndin e largët të portierit dorian.

15 minuta më pas Alex Sandro është përsëri protagonist, por këtë herë negativ, në rastin e barazimit të Samp: në fillim humb topin, pastaj në tentativë për të rikuperuar e con topin në këmbët e Caprari, që shfrytëzoi asist duke mposhtur Buffon. Por pastaj në katedër ngjitet Cristiano, ose ndoshta është më mirë të thuash ngjitet në qiell: 2-1 i bardhezinjve në minutën e 45’ është një kryevepër me kokë e portugezit, që jo vetëm kërceu shumë mbi të tjerët, por qendron në ajër derisa krosimi i Alex Sandro të vijë në lartësinë e duhur. Një kryevepër që i dhuron fitoren Juventus pas një pjese të dytë disi të vuajtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *