• |
ide | kryesore

Yaya Touré: “Ja pse nuk dua që djali im të luajë futboll”

Sport



Në moshën 36 vjeç, ai po përjeton muajt e fundit të një karriere që arriti kulmin në Europë me Manchester City: Yaya Touré së fundmi ka fituar promovimin në kategorinë e lartë kineze me Qingdao Huanghai, por nuk ka harruar edhe futbollin europian, shpesh objekt i kritikës për çështje që nuk kanë të bëjnë me fushën.

Ashtu si tema e racizmit, fatkeqësisht e pranishme në Itali dhe pjesën tjetër të Evropës: gjatë një interviste në “L’Equipe”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë zbuloi se ai e kishte penguar të birin e tij të ndiqte gjurmët e tij pikërisht për arsyet e përmendura tashmë.

“Unë jam i ndjeshëm ndaj kësaj, sepse racizmi është diçka që më lëndon gjithmonë. Djali im dëshiron të bëhet futbollist, por unë i thashë: “Jo, nuk mund ta bësh këtë. Unë nuk pranova ta lejoj atë të luajë futboll. Pse? Për këto gjëra”.

Touré do të donte një sjellje të ndryshme nga maja e futbollit, sipas mendimit të tij ata nuk kanë mbajtur aspak qëndrimin e duhur në luftën kundër racizmit.

“Tre muaj më parë isha në një konferencë dhe disa njerëz nga federata italiane folën për këtë. Unë u thashë se çfarë duhet të bënin me raste si ai i Lukakut. Ata janë tifozët. Ju është thënë se duhet të jenë të sjellshëm por është ndryshe… Nuk është integrimi, është diçka tjetër ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *