• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Anëtari i SPAK në kafe me Ulsi Manjën një ditë para votimit

Lajme, Të fundit



Altin Dumani anëtar i ri i betuar i SPAK, nuk ia doli të ishte më i votuari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP. Por, një ditë para se të kandidonte ai është ulur gjatë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Një foto e shkrepur të dielën e vërteton këtë.

Njeriu, i cili është me shpinë në fotografi është Altin Dumani, kandidati që “humbi” garën. Trupa e SPAK, kryetari i saj duhet të mos kenë asnjë kontakt me kriminelët dhe politikanët, të cilët duhet të jenë dhe objekt i punës së tyre.

SPAK u ngrit për këtë qëllim, por me sa duket Ulsi Manja ka një tërheqje magnetike të panjohur më parë, me gjasë mistike, përderisa fill pas kësaj “kafe pune” Altin Dumani kandidoi me tërë mend për kreun e SPAK, por me këtë logjikë nuk dihet me kë piu kafe Arben Kraja, meqë u bë kryetar, se Ulsiu doli huq.

Pikërisht, fill pas zgjedhjes zoti Kraja u betua që SPAK do i ndjekë politikanët e korruptuar këmbë pas këmbe. Duket këtë punë SPAK e ka nisur qysh të dielën duke jua pirë kafen. /27.al



12 Comments

  1. Nje rrotkar dhe nje neokomonist i pd nuk beson ne spak te investuar nga amerika,por vazhdon beson ne salih karaxhic berisha

  2. Partia e shokve kamuniste!!!
    Kta s’jane as komuniste, kta jane gangsterre, kane bo i grup edhe te grijne nga xhepat…

  3. Jam pakez e zhgenjyer. Po lejlaja e rr elbasanit dhe sorrat ku jane. Ndoshta do ti bejne nje vizite ne zyre ne diten e pare te punes. Haha e kush priste gje tjeter.

  4. I thote te mos u merzise se Benin kane zgjedhur. Mos beje probleme se do i rregullojne punet pa merak. Edhe per nise do i gjejne nje pune me te mire. Pra SPAK nis punen i kapur nga nje parti politike, kjo e fundit ka kap gjith shtetin. Detyra e SPAK eshte pikerisht te godase ara qe kane kapur shtetin. Si i behet jur edhe SPAK u kap ??? Ka vetem nje zgjidhje: paketa KCK…. merre me leng se mishi mbaroi

  5. Keta do jen me keq se ata qe kemi patur kraja na doli sigurims ky tjeteri bashkpuntor me bandat drejtesi eksperimemtalr dhe ata qe e propozuan se din çfar do dal .po ta dinin do e vazhdonin ne maqedoni Po vendosen ta lem ket model vetem ne Albani. V.K

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *