• |
ide | kryesore

“Raport homoseksual me Guardiola, më pëlqejnë gratë!”: Figo tregon histori të vjetra e të reja

Sport



Një kampion si Luis Figo, Top i Artë në 2000 e protagonist me Barcellona, Real Madrid e Inter, mund të flasë vërtetë për gjithcka. Për futboll e jo vetëm. E kështu, kush më mirë se ai, një ikonë e vërtetë, mund të përfundonte në një revistë të quajtur ICON? Portugezi, në intervistën e tij, ka diskutuar për shumë argumente, mes tyre disa tepër pikante. I pari është homoseksualiteti në futboll, ndërsa i dyti kaosi që mbretëron në Katalonjë, një rajon ish-Barça e njeh mirë. E Figo është përgjigjur për gjithcka, përfshirë ato…problematike.

HOMOSEKSUALITETI – Si ajo që i përket një legjende metropolitane në kohët që ai luante në Camp Nou. Portugezi ka patur një raport të ngushtë me Pep Guardiola, që sa ishin përhapur fjalë për një relacion mes tyre. Figo mohon gjithcka, me një dozë ironie. “Guardiola ka qenë një mik i madh, një person që që ka ndihmuar shumë. Kemi ndarë banesën bashkë, por asgjë përtej miqësisë. Më pëlqejnë femrat!”. Duke folur seriozisht mbi këtë gjë, pastaj, Figo nuk është kaq i befasuar që shpesh futbollistët nuk e tregojnë homoseksualitetin e tyre. “Njerëzit janë të këqij. Luan cdo të dielë e do të sulmonin për këtë, jo për mënyrën si luan. Besoj se është një zgjedhje për tu mbrojtur dhe jo nga turpi”.

KATALONJA – E pastaj Katalonja. Një rajon që ka mbetur në zemrën e Figos. “E shoh Katalonjën me trishtim. Është një tokë e mrekullueshme e njerëzit që jetojnë me siguri që i kanë keqinformuar. I kanë premtuar dicka, por duket se nuk arrin kurrë fundi. E kur shoh imazhet e një qyteti si Barcellona kaq të ndarë … është e trishtë. Është shumë mirë mirë që të ketë miqësi”. Edhe në këtë fushë, sigurisht portugezi është një kampion…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *