• |
ide | kryesore

Meta justifikohet pas takimit me Soros

Të fundit

Pas takimit me djalin e Xhorxh Soros mbrëmjen e së premtes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është justifikuar  se kërkesa për një takim të tillë ka ardhur që pas akuzave të bëra prej tij në muajin korrik mbi rolin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” për kapjen e drejtësisë nga ana e kryeministri.

Reagimi i plotë i kreut të Shtetit:


Një përgjigje për mikun tim Prof. Kastriot Islami dhe gjithë të tjerët! I mirëkuptoj reagimet emocionale të sinqerta apo të nxitura, lidhur me takimin tim me z.Aleksandër Soros, Zëvendëspresident i Fondacionit “Shoqëria e hapur”, të bërë publik nga Zëdhënësi im z.Blushi.

Nuk më dukej me vend të reagoja ndaj tyre, por pas shkrimit të z.Islami, i cili veçse intelektual i njohur, është edhe ish-ministër i Jashtëm, më duhet të sqaroj disa rrethana dhe të shuaj çdo keqkuptim.

Unë nuk i di arsyet e vizitës së z.Soros në Tiranë, dhe as kam pyetur për to, pasi Shqipëria është e hapur për t’u vizituar nga të gjithë.

Ajo që di është se nga muaji korrik kur unë bëra publike disa akuza për rolin e Fondacionit “Shoqëria e hapur” për kapjen e drejtësisë së re nga Kryeministri, ka patur disa kërkesa zyrtare për takim nga përfaqësues të këtij Fondacioni, në veçanti për të sqaruar pozicionin e tyre lidhur me Reformën në Drejtësi.

Do të ishte jo etike nga ana ime që ndërsa kam shprehur publikisht rezervat e mia për ta, t’i shmangesha një takimi të drejtpërdrejtë, për t’u shprehur këto shqetësime edhe nga afër. Për më tepër që shmangiet dhe gënjeshtrat nuk janë në karakterin tim.

Takimi është bërë me kërkesë zyrtare dhe ka qenë zyrtar. Tema e të ashtuquajturit “Mini-Shengen” nuk ka ekzistuar në takim.

Tre temat që unë jam përqëndruar kanë qenë kapja e drejtësisë nga Kryeministri, përkeqësimi i lirisë së medias dhe të lirisë së shprehjes, dhe gjallërimi i shoqërisë civile në vend kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe dhunimit të vlerave të demokracisë.

E vetmja temë që nuk u përmend nga Zëdhënësi im ishte ajo e menaxhimit të pasojave të tërmetit.

Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen”, unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje.

Ndërsa për qëndrimin tim ndaj shtetit të Kosovës dhe Pavarësisë së saj të gjithë e dinë qëndrimin tim. Aq më tepër për Taksën e Kalimashit.

Asnjë takim nuk e ndryshon axhendën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe përkushtimin e Tij për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve shqiptarë përmes garantimit të zbatimit të referendumit si e drejtë kushtetuese.

13 Comments

  1. A Ju jeni te gjithe njesoj
    Ishallah dalin nja dy parti te tjetra
    Me ketà djem e vajza te reja qe e duan kete vend
    Vetem atehere Ju lerohet Nena juve.
    Doli Rama jua shau Kosoven ne sy te serbise e malit te zi Ca’ bete futet koken ne bythe e heshtet
    Ik pirdhuni te gjitheve.

    1. Nuk te hapin rruge. Dhe me beso kur te them, faji eshte i gjithi i bashkimit evropian, as i amerikes, Trump-it jo e jo, dhe as i vendeve te varfera. Je ne komunizem modern. E kane vrare demokracine perendimore me monopol vlerash, MONOPOL qe promovon vetem komunizem per aq kohe sa kane industrine e informacionit mediatik ne pellembe te dores. E vetmja gje qe mund te bejne eshte te persorin njerez. Kane dal dhe kok musbkat thone hu brezi i ri njk e kuptoni kapitalizmin. Jane pikerisht parazitet dhe dhjaksat qe flasin ne kete menyre, jane ata qe prokovojne menefregizem tek kntelektualet. Jane ata qe mendojen se kuptojne kur shohin nje gje te re dhe fillojne perdorin artin pernpolitik vetem ashtu mund te filloje bytha plakusheslindore te thote “do i bejme gjerat bashke”….me thoni, eshte kap nei pashk i madh apo fënd me rigon? …e pra majeni ne bythe nga rama soros dhe opozita e bashkuar.

  2. Nuk te hapin rruge. Dhe me beso kur te them, faji eshte i gjithi i bashkimit evropian, as i amerikes, Trump-it jo e jo, dhe as i vendeve te varfera, eshte faji i bahskikit evropian, i intereson me shume stabilitokracia ndryshe po doli ndonjeei qe merr vesh njelloje si ata ose me shume, e shantazhojne deri sa te nxjerrin njerin qe ka kaluar nga filtri tyre. Je ne komunizem modern. E kane vrare demokracine perendimore me monopol vlerash, MONOPOL qe promovon vetem komunizem per aq kohe sa kane industrine e informacionit mediatik ne pellembe te dores ( media evropiane eshte gjunjezuar para sorosit ). E vetmja gje qe mund te bejne eshte te persorin njerez. Kane dal dhe kok musbkat thone hu brezi i ri njk e kuptoni kapitalizmin. Jane pikerisht parazitet dhe dhjaksat qe flasin ne kete menyre, jane ata qe prokovojne menefregizem tek kntelektualet. Jane ata qe mendojen se kuptojne kur shohin nje gje te re dhe fillojne perdorin artin pernpolitik vetem ashtu mund te filloje bytha plakusheslindore te thote “do i bejme gjerat bashke”….me thoni, eshte kap nei pashk i madh apo fënd me rigon? … pyetja tjeter pse merkeli doli njehere me krah rames edhe njehere krah bashes ? Doli qe dhe basha eshte cop cop, maskimuni qe di te bej eshte te ndjek hapat e rames.
    e pra majeni tani nga rama soros opozita e bashkuar dhe bashkimi evropian merkelian, kjo grua kaq e fuqishme.

  3. Ata qe kane te drejte bashkimi evropian i fut ne nje thes me ata qe “po bejne” shtet ne shqiperi vetem se kerkojne te drejta. Te tjerat jane prralla hollywoodiane. E verteta qe nuk kane per ta pranuar ndonjehere eshte se atyre u duhej njeri si rama dhe nje tjeter si basha. Tani e kane teper te lehte te vazhdojne, mjafton te bejne si edukatore kopshti ( kjo fal bashes se pd ) se ramen e nxorren qe ne fillim si artist. Madje pati sukses shume neper galerite gjermane. Italiane spo e llogarise fare.

  4. Ka disa mundesite qe Baftiari eshte takuar, me kete krijese Ferri, pavlere:
    1-Per te siguruar vazhdimesine, sistemi i ngritur nga satanai i ndyre, i hane kelyshet e vet. Ne kete rast i a kane vene vizen antinjeriut ne pushtet, i cili mendon se eshte sherbetor i pazevendesueshem por gabon se ai vjen me pak se nje facalet e perdorur per sistemin, sherbetore ka pafund, o ditezi e mjeran qe nuk ngopesh me ligesi.
    2- Karta antinjeri, diktatori qe po i shtyp kripe ne koke popullit shqiptar, eshte djegur, reptilianet soros, i kane kerkuar qe te largohet sepse rrezikohet vazhdimsia e sistemit por ai si abdall qe eshte, po vazhdon qe te qendroje ne pushtet ne saje te; dhunes, mafies dhe parave te korrupsionit. Fund shume interesant e pret.
    3- Karta Lulush, po digjet perfundimish dhe sistemi do t’a zevendesoj me Baftiar anti-soros.
    4-Ose kerkojne qe t’a frenojne pak Baftiarin, sepse jane ne situate te pafavorshme, popullit i jane hapur syte, presin nje kohe tjeter, per t’u hakmarre me Baftiarin, pasi t’a kene perdorur edhe pak.
    5- Cfaredo qe te ndodhi nga keto mundesi, sistemit te satanait, qe menaxhohet nga reptilianet e Ferrit, soros&co, i ra maska ne vendin tone. Sa keq kane investuar 30 vite, gjithcka per asgje. Tani eshte rradha e popullit.

  5. Po memecit pse i eshte mbyllur goja.
    Meta asnje fjale per qendrimin e Rames ndaj udheheqjes Kosovare.
    Sic duket po afron koha e ngjalave.

    Karierist i pa shoq .
    Dhe e shoqja me kot se ky.
    100 intervista po me nje kuptim. Te gjitha pa brume.

  6. Është e vërtetë që një president nuk mund të refuzojë perfaqësuesin e një fondacioni kaq me emër e kaq të përfolur në botë, siç është fondacioni “Shoqëria e hapur” e Sorosit.
    Por meqë ky fondacion pretendon të përfaqësojë shoqërinë e hapur, a nuk do të ishte me e udhës që ky takim të ishte i hapur edhe për mediat e jo një takim kokë më kokë me birin e Georg Soros ?
    Që z.Meta me cilësinë e presidentit e ka pranuar këtë zotërinë që të takohet me te, nuk më duket se ka bërë ndonjë mëkatë pasi ai mendimet e tij për këtë fondacion i ka dhënë publikisht, por ama pranimi i këtij takimi duhej të kushtëzohej edhe me praninë e mediave.
    Është vetë z.Meta që ka kërkuar transparencë publike të liderëve shtetërore

  7. Po ndonjë kërcënim indirekt e bëri i biri i Sorosit! Sharjet që i bëre para ca kohësh babait të tij nuk harrohen kollaj!! … Kur vijnë këta vetëm lajm të keq sjellin.

  8. Dridhe Like me lesh fabrike beje trike, nje per sot e nje per mot qe tja mbash Mones ngroght. Po pse del e sqarohesh si dikush i zene ne faj kur ky takim ishte “normal” Ti je president dhe nuk ke pse “sqaron” deklaratat e tua, pasi per ate pune paguan nga taksat tona dhe keshilltaret perfshire dhe ate juridik.Te paska djeg shume shkrimi i Kac Islamit

  9. Zoti President,me takimin me te birin e te atit,qe deshet ta mbanit ne heshtje (por u detyruat se ju vune ne shenjester me kuc e me mac,dhe sic e pranon edhe vete ,sidomos K.Islami),e keni vene vehten perpara pergjegjesise morale.Nuk mund ta pranojme,versionin tuaj,qe Sorosi paska kerkuar disa here takim dhe ju me ne fund ishit te detyruar ta pranonit.Ju keni folur qe ne korrik,per Sorrosin,pse u kujtua tani ky Alexandri.Pse ju nuk e paskeni pritur,deri sot,megjithe kerkesat e vazhdueshme te tyre>.A keni thene vete se do te kerkoni shpjegime prej tyre?Prej korrikut e deri ne fund dhjetor,paska prit Alexandri,per te fol me ju,dhe tani (qe behet takimi I sllaveve me komunistin Rama)a u kujtoka te vije ne Tirane,te insistokerka te takohet me ju,dhe ju te mos e bisedoni fare temen e minishengenit?!?!? A mund te besohen keto qe thoni?Une personalisht,ju kam mbeshtetur ne shume nisma tuajat,por heshtja dhe tentative per fshehje te ketij takimi,si dhe sinqeriteti per bisedimet qe keni bere-koke me koke nuuk jane te pranueshme,prandaj behen edhe te pabesueshme.Sorosi,eshte financuesi I shoqerise se hapur,dhe ju na I beni bisedimet ,te mbyllura,si dhe pak fjale qe thoni,ju a nxorren ,si me dare,kritikat e bera masivisht.Minimumi,ju detyrimisht,duhet qe keto bisedime,qe nuk jane “qeveritare”dhe as kane te bejne me sigurine kombetare,duhet te ishin bere,te hapura (shoqerija e hapur),me pranine e gjithe medias.Bile ishte rasti me I mire qe ju te ftonit gjithe mediat edhe ato,qe pretendohen se jane blere prej maxhorances.Se fundi,kemi vene re,se gjuha juaj,sidomos kohet e fundit,eshte komplikuar dhe bere me e PA KUPTUESHME,per popullin.Presidenti,qe pretendohet te zgjidhet ne te arthmen ,direct nga populli,duhet te flase hapur,jo me arra neper goje,e jo me fabula e disa shprehje qe I perdorni vetem neper kulisa (ne rast se….),por hapur,qe te kuptoheni edhe nga njerezit qe nuk jane kadrinje,apo kazanaxhi,apo ERTV-xhinj,apo sorosiane dhe antisorosjane.Pra te flisni me gjuhen shqip te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu