• |
ide | kryesore

Milan përfshihet nga polemikat: Leao tymos në diskotekë pas 5-0 ndaj Atalanta

Sport



Nuk është një moment i thjeshtë në kampin e Milan, që të dielën është shkatërruar 5-0 nga Atalanta në ndeshjen e fundit të 2019. Ajo që në fakt ka bërë të tërbohen tifozët, përtej humbjes së rëndë, janë disa video që kanë shprthyer në rrjetet sociale në orët e fundit: në njërën prej tyre protagonist është Rafael Leao (të dielën titullar e nën ton në Bergamo), i filmuar në diskotekë nga një mik ndërsa tymos e ngre dolli; në tjetrën, shihet Davide Calabria duke kënduar këngët e Ligabue në një restorant në provincën e Bergamos.

Dy video që nuk i kanë pëlqyer fare tifozëve tifozëve, që kërkojnë respekt e seriozitet më të madh në një moment të komplikuar e pas një 5-0 të vështirë për tu kapërdirë. Calabria, në realitet, po festonte ditëlindjen e tij (ka lindur në 6 dhjetor por dje ishte dita e festës) me miqtë, por shumë nuk e kanë pëlqyer veprimin e tij.

Leao ka reaguar përmes një postimi, duke u justifikuar se video në qarkullim është e vjetër. Ndoshta është edhe kështu, por vështirë se tifozët e Milan mund të qetësohen…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *