• |
ide | kryesore

Stuhi dënimesh mbi Juventus: Bentancur skualifikohet tre ndeshje, e pësojnë edhe Sarri, Nedved e Paratici

Sport



Asgjë nuk shkon mirë për Juventus në këto dy javë. Pas humbjes së dytë kundër Lazio, atë në Superkupën e Italisë, ka ardhur edhe stuhia disiplinore për bardhezinjtë. Gjykatësi Sportiv ka ndëshkuar Rodrigo Bentancur me tre ndeshje skualifikim e 10mijë euro gjobë: një për kartonin e dyfishtë të verdhë në finalen me Lazio e dy të tjerat plus gjobën, “për afrimin kokë më kokë, me pamje kërcënuese, ndaj arbitrit të katërt, e përdorimin kundër tij të një shprehje vulgare e fyese”.

Tekniku i Juventus, Maurizio Sarri, është paralajmëruar, ndërsa drejtuesit bardhezinj Pavel Nedved e Fabio Paratici kanë marrë një gjobë prej 5 mijë euro secili “pas në përfundim të ndeshjes, në afërsi të dhomave të zhveshjes arbitrale, kanë pasur një sjellje pa respekt kundër bashkëpunëtorëve të Prokurës federale”. Bentancur do të humbasë kështu ndeshjet kundër Cagliari, Roma e Parma.

Një javë skualifikim për lojtarët e Lazio, Lucas Leiva e Luis Alberto, që ishin të rrezikuar dhe morën karton të verdhë gjatë ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *