• |
ide | kryesore

Emila Clarke tregon pse hoqi dorë nga fotot me fansat

Paparazzi, Slider



Aktorja që u bë e njohur prej rolit në “Game of Thrones,” Emilia Clarke,” tha se hoqi dorë nga fotot me fansat pasi një prej tyre iu afrua kur po kalonte një episod paniku.

“Po ecja na aeroport dhe papritur kalova në panik sepse isha jashtëzakonisht e lodhur,” tha aktorja në një episod të podcastit Table Manners. “Isha vetëm. Po flisja në telefon me mamin, po i thoja që s’marr dot frymë, s’e di ç’po ndodh.” E ëma i këshilloi të ulej dhe të qetësohej. Në atë moment, Emilia filloi të qante.

“Isha ulur, lotët më rridhnin në fytyrë. Vetëm qaja dhe qaja. Më afrohet njëri dhe më thotë: ‘Mund të bëjmë një selfie?’ I thashë që s’merrja dot frymë dhe se më vinte keq. Pak çaste më vonë kuptova që s’e bëj dot më këtë gjë,” tha aktorja.

Në të ardhmen, ajo s’ka ndërmend të bëjë foto me fansat, por do t’u nënshkruajë autografë. “Kur kërkon foto, thjesht kërkon një foto dhe ikën,” tha Emilia. “Ndërsa kur nënshkruaj autograf, duhet të pyes si e ke emrin, si e ka emrin personi për të cilin është autografi. Bisedojmë pak, flasim me njëri-tjetrin si dy njerëz. Në dallim nga fotot që ndoshta i pëlqen njërës palë, por jo tjetrës.”

Kjo s’është hera e parë që Emilia flet për vështirësitë që has me shëndetin mendor. Më parë, ajo ka shkruar një ese për The New Yorker ku zbuloi se pësoi dy aneurizma në tru teksa xhironte “Game of Thrones.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *