• |
ide | kryesore

Ishte në Katar për firmën, Mandzukic kthehet në Itali: nuk i pëlqen pagesa e Al Duhail

Sport



Dukej punë e kryer transferimi i Mario Mandzukic tek Al Duhail (klub në të cilin militon edhe Benatia), por ndërkohë kalimi në Qatar i sulmuesit të Juventus mund të dështojë në mënyrë të papritur. Kjo do të ishte e dyta herë pas asaj të verës së kaluar. Lojtari kroat, i ndarë në shtëpi e asnjëherë i përdorur nga Sarri, që nga fillimi i sezonit, ka bërë marsh pas e ka vendosur të kthehet në Itali për cështje ekonomike.

Frenimi i papritur, zyrtarisht, lidhet me akordin ekonomik: palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët si përsa I përket kontratës, ashtu edhe për vlerën e kartonit, por vecanërisht problem lidhet me pagesën. Për momentin operacioni është në fazë pritje: nga një anë duken ende mundësitë për ta rikuperuar (Paratici ka thënë: “Jemi tek detajet”), por në anën tjetër eksperienca e verës së kaluar është një precedent i rëndësishëm.

Nëse Mandzukic nuk transferohet në Qatar, do të merren parasysh ofertat e tjera që ka kroati nga ana e klubeve europiane, italiane përfshirë, që tani mund të kthehen e të trokasin në dyert e bardhezinjve për qendërsulmuesin kroat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *