• |
ide | kryesore

Juventus nis shitjet: Mandzukic firmos me Al Duhail

Sport



Befasia e dytë brenda ditës për Mario Mandzukic, që ka gjetur akordin ekonomik me Al Duhail e ka firmosur kontratën e tij të re. Në orët e fundit dukej se transferimi i tij në Qatar dështoi, por me sa duket katariotët janë rikthyer me ofertë të përmirësuar dhe e kanë bindur. Sulmuesi kroat largohet kështu nga Juventus pasi muajt e fundit përfundoi jashtë skuadre. Njoftimi zyrtar ka mbërritur me një tëeet të Al Duhail, me foton e firmës në kontratë, shoqëruar edhe me një zemër.

Një histori dashurie ajo mes Juventus e Mario Mandzukic që prfundoi keq. Si lider kryesor nën administrimin e Allegri, me ardhjen e Sarrit, kroati në fillim doli në merkato e pastaj përfundoi jashtë skuadre. Për gjashtë muaj është stërvitur më vete në Continassa e tani i ka thënë po milionev të Qatar ku do të gjejë mikun e tij Benatia. Një epilog i pabesueshëm për një lojtar që në këto vite ka bërë diferencën për bardhezinjtë: përfundon gjithcka pas katër vjetësh, 118 prezenca e 31 gola, gati të gjithë të rëndësishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *