• |
ide | kryesore

Kevin Spacey uron Krishtlindjen me një video të çuditshme (Video)

Paparazzi, Slider


Kjo video pason atë të vitit të kaluar, në prag të Krishtlindjes, ku Spacey u përpoq të mbrohej kundër akuzave për abuzim seksual. Videoja tre-minutëshe arriti asokohe 4.5 milionë klikime në vetëm 24 orë. Në mesazhin e këtij viti, aktori rrëshket në zërin e ish-personazhit të tij në “House of Cards”, Frank Underwood. “Ju me të vërtetë menduat se do të humbisja rastin për t’ju uruar Krishtlindjen, apo jo?” pyet ai.

Videoja titullohet “KTWK” (Kill Them with Kindness) – Vritini me mirësi. Spacey flet për shëndetin dhe akuzat e pretenduara.

Ai e përshkruan 2019-n si një “vit të mirë” dhe shprehet se për 2020-n dëshiron më shumë të mira për botën.

“Herën tjetër që dikush ju akuzon, mund ta sulmoni,” vazhdon Spacey. “Por mund ta kontrolloni zemërimin dhe të veproni në mënyrë të papritur. T’i vrisni me mirësi.” Aktori e përfundon videon me një muzikë dramatike, kërcënuese.

Dy vite më parë, Kevin Spacey u ngacmua për ngacmim seksual nga një aktor i ri, Anthony Rapp, i cili pretendonte se u abuzua nga ylli i “House of Cards” kur ishte 14 vjeç. Anthony tha se Spacey ishte i dehur dhe e ftoi në një festë, vend ku ndodhi edhe incidenti.

“Unë sinqerisht nuk e mbaj mend këtë takim, sepse kanë kaluar shumë vite. Por nëse jam sjellë siç e përshkruan ai, i kërkoj ndjesë publike, sepse ka qenë e gjitha nën efektin e pijes,” tha Spacey. “Kam dashuruar dhe kam patur lidhje me djem dhe vajza gjatë gjithë jetës time dhe tani kam vendosur të jetoj si homoseksual.”

Pas deklaratës në fund të tetorit të 2017-s, aktori pranoi për herë të parë jomoseksualitetin . Një muaj pas deklaratës së Antothy Rapp, Kevin Spacey u akuzua, këtë herë nga një regjisor i njohur dokumentaresh, Tony Montana.

Pas akuzave shqetësuese, Media Rights Capital dhe Netlix, kompanitë që prodhuan “House of Cards, publikuan një deklarat për shtyp si përgjigje e akuzave kundrejt Spacey-t, duke thënë se ishin “thellësisht të shqetësuar” nga lajmi. Pasi njoftoi përfundimin e “House of Cards” në sezonin e gjashtë, Netflix pezulloi aktorin në fillim të nëntorit të 2017-s.

Përveç serialit, Netflix anuloi edhe publikimin e një filmi ku luante Spacey.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *