• |
ide | kryesore

Mourinho kthehet tek Calciopoli: “Ka nga ata që nisen nga -5, unë nisa nga -12”

Sport



Fitorja kundër Brighton me përmbysje i ka dhënë një marsh më shumë ngjitjes në klasifikim të Tottenham, tani -3 nga Chelsea e nga zona Champions, por Mourinho ka dashur ti bëjë gjërat e qarta: ajo që i pret Spurs është një mision i vështirë. Për ta bërë ka zgjedhur një krahasim të pavend: “Në Itali pas Calciopoli kishte skuadra që nisën me pesë ose gjashtë pikë më pak, ai penalizim kondicionoi klasifikimin e tyre. Unë tek Tottenham jam nisur me -12 e nuk është e lehtë të rekuperosh”.

Për momentin hendeku është ngushtuar deri në -3, favorizuar nga vështirësitë e Chelsea: “Mbetet sidoqoftë një sasi e madhe pikësh për tu rikuperuar, sepse në fazën tënde të rikuperimit nuk mund ti fitosh të gjitha ndeshjet e ato para teje ti humbasin të gjitha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *