• |
ide | kryesore

Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e shkallës së parë në Durrës liron nga burgu drejtorin e Kovalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjykatë ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi pranoi kërkesën e tij, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda. Doda akuzohej si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.



4 Comments

  1. E PABESUESHME gjithsesi. E PABESUESHME. Kaq mjafton. Po pse kaq shpejt? Te na kishit genjyer te pakten per ca muaj, se u be dicka ne drejtesi. Ketu ska shprese miq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *