• |
ide | kryesore

Çpo ndodh mes Rinës dhe Sinboy

Paparazzi, Slider



Prej disa kohësh në media thuhet se reperja Rina është në lidhje me artistin SinBoy.

Pas rikthimit në Instagram reperja publikoi foto ku shfaqej pranë tij dhe të njëjtën gjë bëri edhe këngëtari.

Fotot u shoqëruan me komente të shumta dhe nuk mungonin ata të personazheve të njohur.

Fifi shkruante se ishte shumë e lumtur për ta dhe ju uronte më të mirat.

Por duket se diçka ka ndodhur mes tyre dhe këtë e tregon Instagram-i.

Rina ka hequr reperin nga ky rrjet social dhe fansat kanë nisur të dyshojnë se ata janë ndarë. 

Megjithatë kjo mund të jetë edhe një zënkë e momentit, pasi ditën e sotme është hedhur në Youtube kënga e tyre e re “Meredith”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *