• |
ide | kryesore

Gazetari i kthehet Dajana Shabanit pas përgjimeve për blerjen e votave: S’të bën derman as avokati

Paparazzi, Slider



Dy ditë më parë, gazetari i “Shqiptarja.com”, Elton Qyno, publikoi përgjimet e prokurorisë së Tiranës, ku zbulonte fenomenin e shit-blerjes së votave mes moderatores Dajana Shabani dhe Zogut të Tiranës.

Hermes Nikaj u telefonua nga një numër, që sipas verifikimeve rezultoi të ishte i Dajana Shabanit,e cila i kërkonte Hermesit që në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra të shkonte në qendrën e votimit në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë.

Pas publikimit të bisedës së tyre, moderatorja Dajana Shabani reagoi  me një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shprehej se me këtë çështje do të merrej avokati i saj, pasi ajo ishte thjesht një batutë e bërë në emision.

Mirëpo, gazetari Elton Qyno i është përgjigjur moderatores, duke u shprehur se nuk e tremb aspak me avokatin, pasi ai ka përgjime që nëse do të publikohen, Dajanën s’do të mund ta mbrojë asnjë avokat.

Sipas “Dosja. al”, Qyno shkruan në statusin e tij në Facebook:

Me kete avokatin me trembi shume kjo gazetarja. Kjo duhet te jape sqarime se kush ja kerkonte me doemos mbledhjen e votave,te cilat kjo duhet ti raportonte ne nje shtab elektoral. Kjo betohej ne pergjim edhe per gocen e saj, se personat qe votonin verifikoheshin nese kishin votuar apo jo. Kjo e donte me cdo kusht voten e Zogut, madje dhe te grupit te gatshem qe mbante Zogu me vete.

Por Zogu ate dite te 30 qershorit nuk kishte nge te merej me grupin e gatshem, se nese do merej do kerkonte perqindjen e tij tek Dajana per cdo vote qe do hidhnin ne kuti grupi i gatshem. Kjo “gazetarja” thote se biseda ka qene batute e paster qe e kane bere live ne emisionin e tyre te mengjesit,nderkohe ne dosjen qe une kam me rezulton se biseda mes dy bandilleve eshte zhvilluar ne 30 qershor 2019 ne oren 16:46 te pasdites.

Emisioni i ketyre transmetohej pa dhjere qente ne ora neës, ne pike te sabahut. Plus OraNeës ate dite zgjedhjesh, ka qene gjithe diten dhe naten me trasmetim live dhe nuk ka pasur programacion per shkak te mbulimit te zgjedhjeve ne kohe reale. Tani miq bejeni vete analizen e deklarates se kesaj. Goce, nuk ka prokurori se duhet te ishe tjeter vend tani per te dhene shpjegime. Beje vitin e ri e qete, dhe mos fol per avokate se nuk tremb njeri. Dosja ka shume biseda, qe nese publikohen ste ben derman avokati nga portalet…  Gezuar Vitin e Ri 2020. Sa per info ne dosjen qe kam nuk je vetem ti gazetare,jane dhe dy te tjera.Ato ende nuk kane folur.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *