• |
ide | kryesore

Tirana i beson Egbo: trajneri kërkon dy blerje

Sport



Konfirmimi i Emanuel Egbo tek Tirana i hap rrugë vazhdimësisë. Ky është sinjali që Tirana jep në prag të ndërrimit të viteve, ku ndryshimet do të jenë të pakte, me lëvizje të kujdesshme të menduara së bashku me nigerianin, që është ndoshta njeriu që njeh më mirë brendësinë e dhomave të zhveshjes, duke qenë se bëri tre fitore në tre ndeshje që kur mori pankinën.

Egbo idetë e formacionit i ka të qarta, në të treja ndeshjet, me përjashtim të skualifikmeve me të cilat i është dashur të përballet. Për Ngo’o vendi i titullarit nuk është më aq i sigurtë, Dunga është i paralajmëruar nga shpërthimi i Mucit, dy gola në Lac dhe vendimtar në golin e fitores në derbi. Mesfushën bardheblutë e kanë të mbuluar, edhe nga Torassa që zbret pak më poshtë kur duhet ti lëshojë vendin Kale apo Halilit. Kështu zhvillimet e vetme në hyrje priten në qendër të mbrojtjes, ku Osmani e Muca e Cake kanë nevojë edhe për një tjetër, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë lëvizje e paparashikuar.

Fjalët e presidentit Halili se Tirana nuk është mësimore lënë të kuptohet se për disa është koha të largohen dhe Kërciku ishte i pari, por nuk do të jetë i fundit. Largimi i mbrojtësit të djathtë nuk do ti krijojë problem Egbosë, që në këtë rast do ta heqë Vangjelin nga lista e qendrorëve, ku është sforcuar disa herë, për ta dubluar me Dokën. Kështu, i domosdoshëm është një mbrojtë qendre, për të tjerët Egbo e ka gjetur një fije stabiliteti që duhet ruajtur, për ta nisur 2020 aty si mbylli 2019…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *