• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, shihni si ndodhi aksidenti tragjik me dy viktima në Tiranë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Erion Balla 36 vjeç nga Rresheni, Mirditë dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe , banuese në Tiranë janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko”.

Në pamjet e publikuara nga News 24 shihet se makina me drejtues Eljon Lazrin, ka tentuar që të parakalojë mjetin tip “Golf”, që po merrte kthesë, por është përplasur me të.

Më tej nga shpejtësia që kishte makina e Lazrit përplasi dy këmbësorët që po kalonin në vijat e bardha. Ndërkohë policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Eljon Lazri, i cili është dërguar në spital pasi është plagosur dhe Edmond Murati, i cili ndodhet në polici për zbardhjen e ngjarjes.

Ky ishte aksidenti i parë i vitit 2020, që për fat të keq pati viktima që në ditën e dytë të tij. Shihni pamjet.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *