• |
ide | kryesore

Blerja e re e Juventus turpëron bardhezinjtë: “Totti e Messi më mirë se Del Piero e CR7”

Sport



Ndoshta tani që ka firmosur me Juventus do të përgjigjet ndryshe, por lojtari më i ri i bardhezinjve (zyrtarisht nga qershori) Dejan Kulusevski nuk duket shumë i tërhequr nga e kaluara dhe e tashmja e Zonjës së Vjetër. Në një intervistë që ka dhënë përpara se ta dinte se e ardhmja e tij do të ishte në Torino, mesfushori i ri suedez ka “injoruar” dy idhujt e tifozëve juventinë Alex Del Piero e Cristiano Ronaldo.

E ka bërë duke iu përgjigjur “10 pyetjeve” të tv suedez SVT Sport. “Totti apo Del Piero? Totti. Messi apo Cristiano Ronaldo? Messi. Skuadra e preferuar në fëmijëri? Chelsea”. Me pak fjalë, në provimin e juventinitetit, Kulusevski ka mbetur për në gusht…

E vetmja pikë ku mund të kapet Kulusevski është se idhulli i tij, ka një të shkuar bardhezi: është Zalatan Ibrahimovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *