• |
ide | kryesore

Loja me kohën/ Çfarë fshihet pas deklaratave të takimit Thaçi – Kurti

-Instant, Kryesore, Lajme

Po të lexosh midis reshave të deklaratave që bënë pas takimit të tyre të shkurtër presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, nuk është e vështirë të kuptosh lojën nën rrogoz që po luajnë palët. Pasi u shty për tre herë më radhë, takimi që do të përballte dy armiqtë e vjetër u zhvillua sot më në fund në presidencë, ku palët shkuan me dy qëllime të ndryshme: Lideri i Vetëvendosjes për të fituar sa më shumë kohë, në mënyrë që të arrijë një marëveshje me Isa Mustafën dhe LDK-në, ndërsa kreu i shtetit me synimin për ti’a shkurtuar sa më shumë kohën Albin Kurtit.

Në fakt, pasi mandatohet nga presidenti, kandidati për kryeministër ka në dispozicion 15 ditë për të paraqitur një qeveri që të votohet nga një shumicë parlamentare. Nëse ai dështon këtu, atëherë presidenti i jep dikujt tjetër një mundësi të dytë.

Dhe me sa duket e gjithë loja po bëhet për këtë afat dy javor. Albin Kurti, megjithëse kanë kaluar fiks tre muaj nga data e zgjedhjeve, nuk do që numurimi të fillojë as sot. Prandaj megjithëse shkoi në presidencë ai deklaroi më pas se ai ishte një takim pa “efekte juridike”.

Pra, Kurti ka luajtur me artificin se po shkonte aty lider i VV, por jo si mandatar për kryeministër. “…ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj…”.

Lexo me tej:

Albin Kurti flet pas takimit me Thaçin: Ende s’jam mandatuar për formimin e qeverisë së re

Pikërisht kësaj manovre të Kurtit, Hashim Thaçi i vuri emrin duke thënë se Albini nuk ishte i gatshëm: “Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje”.

Por, si për të theksuar se Kurti nuk mund të luajë gjatë me këtë artific, Thaçi nënvizoi se do ti jepte atij vetëm dy ditë kohë për ti ardhur në zyrë si kandidat për kryeministër: “kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”.

Reagon Hashim Thaçi: Albin Kurti ka vetëm 48 orë kohë për formimin e qeverisë së re

Duket qartë se nëse Albin Kurti rrefuzon ta bëjë këtë, Thaçi mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar situatën, kur fituesi i zgjedhjeve nuk pranon të paraqitet si mandatar për krijimin e qeverisë.

Pikërisht këtë lojë me kohën treguan sot edhe qëndrimet e dy politikanëve që u duk qartë edhe në deklaratat e tyre: Kurti duke thënë se takimi i sotëm qe pa efekte juridike pasi ai nuk qe paraqitur në presidencë si mandatar për krijimin e qeverisë dhe Thaçi duke e kufizuar se brenda 48 orësh ai duhet të vendosë nëse do të krijojë qeveri apo jo.

Kjo betejë për të fituar kohë e ka një shpjegim. Një pjesë e madhe lidershipit të Vetëvendosjes shikon pas sorrollatjeve dhe ngrurimit të LDK-së për koalicion, dorën e Thaçit dhe të partive të vjetra, që pranojnë gjithçka tjetër përveçse Kurtin Kryeministër.

©Lapsi.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu