• |
ide | kryesore

Përpjekjet për qeverinë e re, nis takimi Kurti-Mustafa

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Kuvend të Kosovës ka filluar mbledhja e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, e kreut të LDK-së, Isa Mustafës ku do të diskutohet pas një pauze disa javore për koalicionin qeverisës.

Takimi Kurti – Mustafa vjen pasi që dy partitë kanë acaruar raportet mes vete, pas dështimit që të dakordoheshin për pozitat e vëna në tavolinë të diskutimit. Rrjedhimisht, edhe në seancën konstituive të Kuvendit dy partitë shkuan pa marrëveshje.

Dallimet u shpërfaqën edhe më tutje kur Kurti e propozoi për kryeparlamentar Glauk Konjufcën, post ky që i përkiste LDK-së në marrëveshjen paraprake të bërë në mes të liderëve.

Tashmë Kurti ka bërë propozimet e tij për poste ministrore, ndërsa, ka kërkuar nga Mustafa që ta bëjë të njejtën gjë. / Express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *