• |
ide | kryesore

Dridhet Mourinho, frikësohet Anglia: sezoni në rrezik për Kane

Sport



Problem i madh për Tottenham e trajnerin e tij, José Mourinho: sulmuesi kryesor i Spurs, Harry Kane, duhet të operohet dhe do të kthehet vetëm në prill, duke rrezikuar të humbasë të gjithë sezonin. Lajmin e ka njoftuar vetë klubi londinez, që shpjegon se Kane “do të pësojë një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e majtë, për shkak të këputjes së një tendine të pësuar në sfidën kundër Southampton, në datën 1 janar.

Kapiteni i londinezëve do të kthehet të stërvitet vetëm në muajin prill, gjë që e bën të mundur të jetë në fushë vetëm në maj. Në fakt, menjëherë pas ndeshjes, Mourinho kishte shprehur frikë të madhe për shkallën e dëmtimit të sulmuesit, gjë që është konfirmuar nga kontrollet klinike e nga vizitat e kryera këto ditë. Kane, 11 gola deri tani në Premier e 27 në sezon mes ndeshjeve të klubit e kombëtares, është edhe kapiten i Anglisë e, nëse kohët konfirmohen, do të ketë më pak se dy muaj për të qenë gati të udhëheqë shokët në fushatën e Euro 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *