• |
ide | kryesore

Gjesti prekës i Koulibaly: dhuratë për një lypës natën e Krishtlindjes

Sport



Kalidou Koulibaly është në pritje të rikthehet në fushë, pas dëmtimit në këmbën e djathtë, por jashtë futbollit senegalezit nuk i ka munguar protagonizmi, duke treguar se përvec një lojtar i jashtëzakonshëm është edhe një njeri me zemër të artë. Në ditët e Krishtlindjes, por është mësuar vetëm tani, mbrojtësi i Napolit i ka dhuruar 500 euro një lypësi, ndërsa ishte jashtë një qendre tregtare në Napoli.

Një gjest bamirësie drejt një emigranti nga vendi i tij, por Koulibaly nuk është i ri në këto veprime. Shpesh, si rrëfen Corriere della Sera, del nga shtëpia dhe dhuron mbulesa, shalle e xhupe pë rata që vuajnë nga i ftohti në rrugë. Mes gjesteve të denja për tu përmendur edhe 10.000 euro të dhuruar në 2018 familjes së një 13 vjecari, që duhet ti nënshtrohej një ndërhyrje të rikonstruksionit të fytyrës. Koulibaly ka treguar gjithnjë kujdes për Senegalin, mjafton të kujtosh kërkesën e një fëmije që i kishte shkruar: “Shkolla jonë nuk ka banja. Na ndihmon?”. E thënë e bërë: Kalidou e tregoi veten edhe këtë herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *