• |
ide | kryesore

Rrëfehet 34-vjeçari që vrau kunatën: Nuk më dëgjonte fjalën, por jam penduar

Lajme, Të fundit



Pak orë pas krimit të rëndë, zbardhet dëshmia e Erdet Çapokut, i cili akuzohet se vrau nusen e vëllait të tij, 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 23:40, në Paskuqan. Në gjendje të rënduar psikologjike, Çapoku pohoi se ishte penduar për vrasjen.

“Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u përlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia. Shtëpia ishte bosh pasi kushëriri jetonte jashte vendit”, – tha ai.

Erdet Çapoku hyri dhunshëm në banesën e kunatës së tij, ku ajo jetonte bashkë me vajzën e saj 18 vjeçe dhe nënën ndërsa bashkëshorti ndodhet në burg i dënuar për trafik droge. Kunati e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën, dhe duke i bërë fotografi në çdo moment. Fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Gruaja e kishte denoncuar kunatin, duke marrë urdhër-mbrojtje në Komisariatin e Kamzës. Kjo kishte shtuar edhe më shumë përplasjet, duke bërë që ai mbrëmë të futet në banesën e saj, duke shkelmuar derën, dhe duke vrarë Enkeledën në sy të vajzës dhe nënës së saj. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ti je nje kafshe qe meriton denimin me vdekje,krimininel !Çfare pune kishe ti me te vrases,e doje per vete ?!!?!?!?!Pse duhet te ushqehesh ti me taksat tona ?!Me vjen ndot te shoh nje vrases e kafshe ketu,trim ti ?!Pjelle e shpifur e kesoaj toke qe lind perbindesha si ti !

  2. Qeveria duhet te hapi kurse edukimi per miletin e ti leri pretendimet per te kapur Evropen se nuk shkohet ne Evrope me keto qenie gjys kafshe gjys njeri, por problemi eshte se dhe qeveria produkt i ketij mileti eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *