• |
ide | kryesore

E akuzoi futbollistin e njohur për përdhunim, arrestohet modelja ruse

Paparazzi, Slider



Tre vjet më parë modelja ruse Luisa Kremleva e njohur për pjesmarrjen në show televiziv bëri një denoncim përdhunimi ndaj futbollistit të njohur Theo Hernández.

Në denoncimin e saj modelja thoshte: ‘Isha bashkë me fubollistin në një diskotekë për t’iu drejtuar më pas makinës së tij të tipit Porche Cayanne ku nisën të kryenin marrëdhënie seksuale. Në një moment i kërkova që të ndalonte, por ai nuk e bëri këtë. Më tej Theo vijoi sulmet  për të më nxjerrë me forcë më pas nga makina. Unë rashë në tokë duke pësuar dëmtim në gju’. Rasti shkaktoi disa trazira sociale dhe mediatike atë kohë megjithëse veprimet policore dhe gjyqësore ngritën dyshime për ngjarjet, pasi futbollisti nuk u ndalua megjithë seriozitetin e akuzës . Gjykatësi jo vetëm që e liroi Theo Hernández, por ai e ngriti çështjen dy ditë më vonë, me mbështetjen e prokurorisë ndaj modelës për mashtrim.

Dhe këtë të hënë modelja është arrestuar nga policia dhe është në pritje të akuzave që do ti bëhën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *