• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo gati për Parmën: Sarri në dilemë për shkak të ndeshjes së Kupës

Sport



Alarm fals: Cristiano Ronaldo është kthyer të stërvitet në Continassa e do të jetë rregullisht në dispozicion për ndeshjen e Juventus kundër Parmës, në program të dielën në mbrëmje në Allianz Stadium në orën 20.45. Kampioni portugez nuk ishte paraqitur në stërvitje dy ditët e fundit, për shkak të një sinoziti të bezdisshëm, duke humbur edhe ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Udinese.

Një lajm i mirë për teknikun Maurizio Sarri, që mund të ketë sërisht në dispozicion asin e tij. CR7 duhet të jetë në fushë nga fillimi kundër Parmës, edhe pse të mërkurën e ardhshme, gjithnjë në Stadium, është në program sfida për jshtë ose brenda me Romën për cerekfinalet e Kupës së Italisë. Për këtë, portugezi do të aktivizohet në kampionat vetëm nëse gjendja e tij do të jetë perfekte, në mënyrë që të mos rrezikojë më kot në prag të ndeshjes së mesjavës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *