• |
ide | kryesore

Hetimi nga Prokuroria, kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e gishtave

Arkiva, Lajme, Të fundit
kryebashkiaku



Prokuroria vijon hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Mësohet se organi i akuzës ka marrë gjurmët e gishtave të kryebashkiakut, për të nisur procesin e verifikimit pas denoncimit publik të Partisë Demokratike. Kjo e fundit e ka akuzuar se ai ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Po kështu mësohet se njësia ekriminalizimit  në prokurori ka nisur një letërporosi në Greqi për marrjen e dosjes penale dhe vendimit të dënimit në mungesë të Ismailajt.

Pas denoncimit publik nga ana e PD-së, kryebashkiaku Qerimaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni që se nuk ka pasur dijeni lidhur me shkresat e paraqitura nga PD, ndryshe – tha ai – do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *