• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni festën e çmendur të gazetarit italian: britma e lot në golin e Rebic

Sport, Video



Një fitore si ajo e Milan përballë Udinese është gjithnjë emocionuese, por këtë herë me Rebic që përmbysi balancat në kohën shtesë e ka nxjerrë nga ‘binarët’ gazetarin italian Tiziano Crudeli, të njohur si një tifoz i zjarrtë i Milan. Pikërisht në golin e 3-2 komentatori nuk është përmbajtur në studio, duke bërtitur e lotuar për një fitore të rëndësishme të kuqezinjve.

Crudeli nuk është hera e parë që bën një sjellje të tillë prej ultrasi, sepse edhe në disfatën 5-0 të pësuar nga Atalanta ka shpërthyer në lot, pa e fshehur dëshpërimin, që ndoshta sot, me atë sukses 3-2 përballë Udinese e ka harruar plotësisht.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *