• |
ide | kryesore

Zidan zbulon: “Klopp më ka thënë se jam 100 herë më i mirë se Salah”

Sport



Përpara Mohamed Salah, Egjipti ka njohur një tjetër kampion. Bëhet fjalë për Mohamed Zidan, ish-sulmuesi që ka luajtur edhe për Borussia Dortmund. Pikërisht në klubin verdhezi ka njohur Jurgen Klopp, tekniku që është futur në histori si me gjermanët, ashtu edhe me Liverpool, ku drejton një tjetër egjiptian, Salah.

Për britanikët e The Sun, Zidan ka zbuluar se trajneri aktual i Reds ka bërë dikur një krahasim mes tij dhe lojtarit që në atë kohë luante për Romën: “Klopp më tha se isha 100 herë më i mirë se Salah, por duhet të isha më profesional. Klopp më ka thënë se kam një talent të madh e aftësi, por duhej të përqendrohesha më shumë. Nëse do ta bëja, do të mund të isha një nga talentet më të mëdhenj të botës. Në të kaluarën duhet ti dedikohesha më shumë formacionit e të isha më profesionist për të arritur nivelin Salah. Ai është më profesionist dhe i dedikuar për futbollin, si Ronaldo e Messi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *