• |
ide | kryesore

Short magjik/ Finalet e parakohshme të Champions League-s

Arkiva, Kryesore, Sport
Champions



Shorti i Champions League këtë vit garanton spektakël të parakohshëm. Në ora 12:00, në Nion të Zvicrës, goglat caktuan disa super sfida.

(Rruga drejt finales)

Bajerni i Mynihut do të përballet me Arsenalin, kryesuesen e Premier Ligës, me takimin e parë që do të luhet në Londër. Bajerni për herë të parë pas 11 vitesh, nuk e kryeson Bundesligën, por megjithatë me një historik për të mos u nënvlerësuar, mbetet një nga ekipet më të rrezikshëm në Champions League.

Nga i njëjti krah i shortit, një finale e parakohshme është ajo mes Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, që ndeshen për herë të tretë radhazi në Champions. Dy vite më parë Reali i Madridit e skualifikoi Sitin në gjysmëfinale në një ndeshje dramatike, ku loja u kthye në minutat e fundit. Vitin e kaluar, Siti i dha një leksion të ashpër Real Madridit, duke e skualifikuar në ndeshjen e dytë me një rezultat të thellë 4-0.

Nga ana tjetër e shortit, një sfidë me Atletikos së Madridit dhe Dortmundit përplas dy vendet e katërta në ligat respektive. Për Dortmund, Atletiko nuk është kundërshtar i lehtë. Të mërkurën Atletiko skualifikoi Interin me penallti, kryesuesen e Serie A, një ekip që nga algoritmet kompjuterike parashikohej se mund të riprekte finalen e Champions sikurse vitin e kaluar.

Lexo më tej: Më shumë ndeshje e spektakël: Uefa prezanton formatin e ri të Champions League 

Ndeshja e fundit është Barcelona-PSG. Parisi dominon ligën franceze, ndërsa Barcelona mban vendin e tretë në Spanjë. Por me stilet e ndryshme të lojës dhe me yjet që secili ekip ka, e bën këtë sfidë po aq të paparashikueshme sa përballjet e tjera.

Nga shorti mësojmë edhe çiftet gjysmëfinale, me fituesin e Real-Siti që do të ndeshet me fituesin e Arsenal-Bajern. Gjysmëfinalja tjetër do të jetë Atletik-Dortmund me fituesin e Barcelona-PSG.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit me 16 dhe 17 prill.

Sa i përket gjysmëfinaleve të para, ato do të luhen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa sfidat e kthimit më 7 dhe 8 maj, teksa finalja luhet më 1 qershor në “Wembley”, në Londër.

Përgatiti ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. “Berisha ka investuar me lekë në dorë. Mbi 30 milionë euro. Heshtja u ble me 30 milionë euro. Procesi hetimor s’duhet të jetë në mekanizmin e vrasjes dhe autorët, por pjesë duhet të jetë dhe mekanizmi i blerjes. Si e bleu? Dhënia e 30 milionë eurove duhet të jetë pjesë e hetimi, u nxorën nga buxheti i shtetit mbi 30 milionë euro.”, përfundoi analisti Mece

  2. Pse qenkan finale te parakoheshme, kur dihet se ne çerek finale gjithmone kane dale skuadrat me te forta te Evropes, o llosh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *