• |
ide | kryesore

Në Angli të sigurtë: Xabi Alonso trajneri i ardhshëm i Liverpool, ka miratimin e Klopp

F1, Sport
Alonso



“Xabi Alonso po bën një punë të jashtëzakonshme. Gjenerata e re e trajnerëve është tashmë këtu dhe do të thoja se Xabi është një nga më të mirët. Ai është një ish-lojtar i klasit botëror që ka punuar me trajnerët më të mirë dhe kjo gjithmonë ndihmon pak. E pastaj ai ishte trajner që kur luante. Futbolli që ai shpreh, skuadrat që ndërton dhe blerjet që ka bërë janë absolutisht të jashtëzakonshme”. Edhe Jurgen Klopp e konsideron teknikun aktual të Bayer Leverkusen si zëvendësuesin e tij ideal.

Pankina e Liverpool duket se ka gjetur njeriun e duhur për të çuar përpara projektin e teknikut që fitoi gjithçka me Reds, duke u ofruar për më tepër një futboll dallues dhe spektakolar. Klopp vendosi të ndalonte dhe drejtuesit menduan menjëherë të kontaktojnë një ish-yll të klubit, i cili është bërë ndërkohë një nga trajnerët më të vlerësuar në Evropë. Xabi Alonso e çoi Leverkusen nga fundi i Bundesligës në krye në vetëm 16 muaj. Basku ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe po dominon kampionatin gjerman pas suksesit 3-0 të kampionit në fuqi, Bayern Munich.

Futbolli i tij di të kombinojë momentet e spektaklit të pastër me efektivitetin më shumë se bindës në fazën e mbrojtjes. Kështu ka befasuar, për shembull, skuadrën e Tuchel në përplasjen direkte. Liverpooli preferoi të fokusohej tek një trajner i ngjashëm me Klopp në disa koncepte. Rrëmbimi i tij nga Bayer duket më pak i vështirë sesa pritej duke qenë se në kontratën e tij, siç raportohet nga Bild, ekziston një klauzolë që do t’i lejonte atij të lirohej, por vetëm nëse pranon ofertën e klubeve ku ka luajtur: Liverpool, Bayern Munich dhe Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *