• |
ide | kryesore

Video/ Tirana bën pesë, por Luftëtarin e fundos një penallti inekzistente

F1, Sport, Video



Tirana e Emanuel Egbo nuk ndalet dhe bën pesë fitore në pesë ndeshje që nigeriani është në detyrë e si për ta kurorëzuar, shënon pesë herë në portën e Luftëtarit. Protestojnë në fakt gjirokastritët, sepse në momëntin që po mundoheshin të futeshin në lojë, arbitri Klajdi Kola akordoi një penallti inekzistente në kontaktin mes portierit Qaqi dhe Ngo’o. Bardheblutë duhet thënë se ishin ekipi më i mirë në fushë, duke e dominuar ndeshjen, por ndihma i erdhi në momentin e duhur.

Kobina hapi serinë e golave, në minutën e 15, me kryeqytetasit që tentuar dhe realizuan thellimin e rezultatit që në pjesën e parë me golat e Bathës e Ngo’o. Të rinjtë e Cocllit nuk arritën të bënin atë performancë që bënë kundër Kukësit katër ditë më parë dhe humbën psikologjikisht pas golit të dytë, që Batha e shënoi vetëm dy minuta pas avantazhit.

Tirana e kohëve të fundit zbavit në fushë ndoshta kjo është merita më e madhe e Egbo në pankinë, që i ka përfshirë të gjithë lojtarët, të cilët ndihen të rëndësishëm në projektin e nigerianit. Michael Ngo’o gjithashtu, me anglezin që po bën të flitet për të vetëm për veprat në fushë dhe jo konfliktet në dhomat e zhveshjes. Spektakolar goli i tij.

Golin e vetëm për Luftëtarin e shënoi Çela, që nuk mjafton për të vënë në vështirësi një skuadër të kompletuar dhe plot dëshirë si bardheblutë. Në fakt, bluezinjtë ishin në momentin e tyre më të mirë, duke tentuar të futeshin në lojë me një gol të dytë, por janë shumë inekspert për të bërë keq, sidomos jashtë fushës së lojës.

E për ti dhënë goditjen e fundit shpresave të vakëta të Cocllit për të parë të tijtë të shënonin një tjetër gol e të vinin në panik Tiranën mendoi arbitri Kola, që pa 11 metërsh një ndërhyrje fare të pastër të portierit Qaqi në dalje drejt Ngo’o. Portieri kapi topin, përpara se anglezi të pengohej në duart e tij, por arbitri akordoi penalltinë nën protestat e gjirokastritëve. Muci shënoi golin e katërt, duke vendosur në kasafortë rezultatin.

Rezultat që u kompletua me dygolëshin personal të Bathës, që shënoi edhe të pestin për Tiranën në minutën e 75 me një silurë nga rreth 30 metra. Tirana vë nën presion Kukësin, duke i marrë proviziorisht vendin e parë, në kohën kur Blutë duhet të përballen me Partizanin në Air Albania.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *